• |
ide | kryesore

Meta përgatitet për datë të re zgjedhjesh, reagon Rama: 30 Qershori është i vulosur, nuk e ndalon dot askush

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale. Nga Përrenjasi i iu përgjigj Presidentit Ilir Meta, lidhur me njoftimin e Presidencës se do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale.

Rama tha se u njoftua për reagimin që kishin bërë dy përfaqësuesit e Ilir Metës, ndërsa theksoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ndërsa i ka bërë thirrje Presidentit që të reflektojë pas votimit të rezolutës sot në Kuvend, me 100 vota.

“Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë

Një tjetër pjellë kjo…

30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo.

Katër aventurierë të bashkuar dhe një tufë qorrash në udhëheqjen e atij grupimi politik, nuk ka ndalojnë dot që të ecim drejt përpara, dhe pavarësisht se na pengojë dhe shqetësojnë njerëzit, ata jo vetëm që nuk djegin dot Shqipërinë, por do digjen në sytë e shqiptarëve siç e kanë merituar.

Nuk e kanë me mua, as me ne, por me Shqipërinë në BE.

Dua ti them Ilirit, që ta lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota, të reflektojë mbi opinionin e përfaqësisë më të lartë dhe të mos e trashë më tutje zullumin.

Nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin.

Çdo hap më tej alla Sali, nuk ndihmon, dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë, dhe një situatë që e kanë shkaktuar me qëllim nga ata”, u shpreh Rama.



7 Comments

  1. Shpetimtari i kesaj dynjaje ne toke,paska folur dhe zgjidhur problemin,si them une e ne te semes krejt shqiperia !Bota e tij eshte e qarte shume….!Kriminalizon administraten,kqz hapur shkel ligjin,neser fo ua ktheje shpinen e ushtaret do mbesin ne burg e te burgosurit e energjise eleketrike do dalin jashte tij.Ne asnje administrate nuk do futin me kemben,shume mire bejne qe i viktimizojne se ca prej tyre e bejne me zell te madh.Nuk do te kete zgjedhje as me 30 e as me 33 !!!!Paska pyetur Taulantin ky,hahahahahaha mendimtarin e modh dhe shembullin e qytetarise se mpleksur me kriminelet se cfare kohe eshte pas 17 ditesh ?!?!?Kohe e keqe shume,ne duhet ti lajme hesapet me ty ?!Ti gjithe kete furtune e ben per bllof,ne krye te saj do dalesh vete e do marresh nota shpetimtari si ne rastin e armeve kimike,qe vete do i sillje dbe bere si hero qe na shpetove nga to,cfare palaçoje…!!!!Rasti i dyte,protesta e dates 23 do ishte fundi i se keqes,ta mbyllim kapitullin ose do formesohet formacion ushtarak USHÇSH-se !!!

  2. Mos e kthe popullin kunder Presidentit dhe opozites se do te kthehet ne bumerang…te gjithe e duan futjen ne BE, pergatitjet jane bere me pare nga te tjeret jo nga E Rama. Do jete shume vone kur te shohe pasojat qe do ta fusin si emer i keq ne historine e Shqiperise.

  3. Ju lutem Lapsi,kur jepni lajme me perbindshin,mos vini fotografine e tij!!!
    S’gjejme rehat me femijet!?Sa po shohin perbindshin qajne me te larte!
    E sa per Ne te rriturit s’ka gja,jena m’su me te!!!

    SHIHEMI ME 30 QERSHOR 2019,n’TV!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *