• |
ide | kryesore

NBA/ Vendosën të luajë, këput tendinën: Durant operohet në New York:

Sport



Kevin Durant është operuar tashmë në tendinën e Akilit, pas dëmtimit të pësuar dhe ndërhyrja ka përfunduar me sukses. Lajmin e ka dhënë vetë ylli i Golden State Warriors me një foto e një postim në Instagram: “Tani rikuperimi do të jetë një udhëtim i gjatë, por e di se mund tia dal, sepse jam një që e dashuroj basketbollin. Nuk jam penduar që kam luajtur”.

Mbi dëmtimin është kthyer të flaës edhe tekniku Steve Kerr: “Ishte një zgjedhje e marrë nga të gjithë: mjekët, Kevin e nga agjenti i tij e mendimet që kërkuam gjatë katër javët e fundit si dhe testet që kryem. I kaloi të gjitha e kështu u vendos të ishte në fushë. Gjëja më e keqe që mund të mendonim ishte një përkeqësim i dëmtimit në pulpë. Këputja e tendinës së Akilit nuk ishte menduar kurrë: ishte një tronditje totale. Nëse do ktheheshim pas, me informacionet që kishim do të merrnim përsëri të njëjtin vendim”.

MESAZHI I KD35
“Dua tiu njoftoj: në fund është kështu, këputa tendinën e Akilit. Operacioni ka përfunduar me sukses, EASY MONEY. Udhëtimi drejt rikthimit në fushë fillon tani! Kam në krah familjen time, njerëzit e dashur, e kemi vlerësuar mesazhet e shumta që njerëzit kanë dërguar. Ashtu si thashë të hënën, po vuaj shumë, por jam OK. Basketbolli është dashuria më e madhe e atë ndeshje doja shumë të isha sepse roli im është të luaj basketboll. Doja të ndihmoja shokët, por gjërat shkuan si shkuan, por jam krenar se dhashë gjithcka, ashtu si jam krenar për fitoren e shokëve. Tani rikuperimi do të jetë një udhëtim i gjatë, por e di se mund tia dal, sepse jam një që e dashuron basketbollin. E di që vëllezrit mund ta fitojnë ndeshjen-6 e unë do të bëj tifo për ta ndërsa do të jenë në fushë për të marrë këtë fitore”.

View this post on Instagram

What’s good everybody I wanted to update you all: I did rupture my Achilles. Surgery was today and it was a success, EASY MONEY My road back starts now! I got my family and my loved ones by my side and we truly appreciate all the messages and support people have sent our way. Like I said Monday, I'm hurting deeply, but I'm OK. Basketball is my biggest love and I wanted to be out there that night because that’s what I do. I wanted to help my teammates on our quest for the three peat. Its just the way things go in this game and I'm proud that I gave it all I physically could, and I'm proud my brothers got the W. It's going to be a journey but I'm built for this. I’m a hooper I know my brothers can get this Game 6, and I will be cheering with dub nation while they do it.

A post shared by 35 (@easymoneysniper) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *