• |
ide | kryesore

Negociatat, gazeta gjermane: Rama kërcënon me “Shqipërinë e Madhe” nëse i thuhet “PO” vetëm Maqedonisë së Veriut

Lajme, Të fundit



E përditshmja gjermane “Frankurter Allgemeine Zeitung”, në një artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shkruan se kryeministri Edi Rama po luan kundrejt Brukselit “ngatërrestarin e zjarrvënësin”, gjë që sipas gazetës ka shkaktuar shqetësim në Shkupin zyrtar dhe në qeverinë “mike” të homologut maqedonas, Zoran Zaevit.

“Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëherë Rama do shtrojë  çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë. Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.”- shkruhet ndër të tjera në publikim.

Përgjatë artikullit theksohet se problematikat që përbëjnë pengesë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë janë: mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni  dhe mosndëshkueshmëria në nivele të larta qeveritare. Ndërsa, përsa i përket Maqedonisë së Veriut, suksesi i marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, mund të bëjë që kritikat në disa sektorë  të jenë të kapërcyeshëm.



5 Comments

  1. Lajm fake! Nuk luan dot Rama karten e Shqiperise se Madhe! Nuk ka Rama fuqi para SHBA-VE te bashkoje Shqiperine me Kosoven, qe e shpetoi dhe cliroi ShBAja. ShBA-te jane dhe do te jene kunder!

  2. Rama te luaje me Zahon se i vjen me mbare.
    I jep rendesi vetes. Asnje nuk e pjerdh me . Eshte komplet deshtak kudo qe ta kapesh. Politikan nul.

  3. Rama udhehiqet nga euforia dhe deliri qe ja shkakton perdorimi i droges.
    Ktij i duhet bere urgjent testi i droges.
    Rama ik por ne asnje menyre vetem se ke me radhe dhe ortaket ; plakun Sali, Lulin,dhe çiftin e lare ne flori Like-Mona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *