• |
ide | kryesore

Nuk kaloi vettingun/ Kreu i Apelit Shkodër: S’lirova Astrit Avdylajn

Arkiva, Lajme



Ish kreu i Gjykatës së Apelit, Shkodër Fuat Vjerdha prononcohet për herë të parë për mediat pas shkarkimit nga vetingu, duke thënë se vendimi për ta shkarkuar është i padrejtë.

Vjerdha tha se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet duke dhënë vendime të tilla.

“Mendoj se vendimi për shkarkimin tim është i padrejtë për mënyrën si u dha ky vendim administrativ i KPK. Unë dua të jem i qartë për publikun. Që në fillim kam qenë mbështetës i reformës në drejtësi.

Shkarkimi im është në shkelje të ligjit dhe nuk bëhet me të tilla vendime reforma në drejtësi”,- thotë Vjerdha.

Duke iu referuar rasteve me kleçkë që ka gjykuar, Verdha thotë ndër të tjera se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin ëpr lirimin e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, i përmendur edhe në përgjimet e fundit të “Bild”.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve 

“Pas shkarkimit tim nuk kam patur presione nga askush sepse jam i pastër në vendimet e mia. Në 2008 unë kam qenë një ndër anëtarët e gjykatës që kam anuluar vendimin për lirimin e Asrit Avdylaj”,- thotë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *