• |
ide | kryesore

Olsi Rama 16 milionë euro për Salernitanën, nëse Lotito blen Alitalia

F1, Sport



Lidhjet futboll-biznes në aksin Shqipëri-Itali janë të forta dhe tani duken edhe më qartë. Ardhja e një ish-laciali si Edy Reja, me sugjerimin e Igli Tares dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama (fotoja zyrtare e takimit të teknikut me Dukën u bë në kryeministri) është vetëm një detaj i bashkëpunimit përtej Adriatikut, ashtu si dhe fakti që Tare dhe Lotito janë të pandashëm, edhe kur në mes futet një klub si Milan. E tani një shoqëri shqiptare me në krye Olsi Ramën, drejtorin sportiv të Partizanit, sipas mediave italiane, është gati të shpenzojë 16 milionë euro për ta marrë drejtimin e Salernitanës, klub në vështirësi në Serie B…

Në fakt, Alitalia mund ta lirojë Salernitana e në mes, edhe këtu, është Claudio Lotito dhe shoqëria shqiptare që përfaqësohet nga vëllai i kryeministrit të Shqipërisë dhe presidenti i Partizanit Gazmend Demi. Propozimi për blerjen e kompanisë ajrore italiane, flamur i Italisë në këtë fushë, është prezantuar me rezerva nga numri 1 i Lazio dhe Salernitana. Por nëse Lotito merr fluturimin atëherë në tokë mbetet Salernitana. Vullneti për të ndërmarrë një aventurë të re po merr gjithnjë e më shumë kuota, njëkohësisht edhe idea për të shitur klubin e futbollit: dy grupe janë të interesuar për klubin granata. I pari është një grup italian, tjetri shqiptar.

Ky i fundit udhëhiqet nga Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit aktual të Shqipërisë. Presidenti i formacionit shqiptar, mik me ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventus Luciano Moggi në ditët e ardhshme mund të formulojë një propozim. Me 16 milionë euro operacioni mund të kryhet, edhe pse në muajt e kaluar, Lotito ka refuzuar propozimet që i kanë mbërritur në tavolinë, në veçanti njëra nga një shoqëri (operonte në territorin salernitan) që kishte si qëllim të sillte pak oksigjen për ëndrrat dhe ambicjet e ambjentit granata.



4 Comments

  1. Ndonje prov?? Keshtu sa per te then.
    Apo yrysh perpara. Vazhdoni me keto sajesa se duket qe jeni ne vije te drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *