• |
ide | kryesore

Paratici në Londër: misioni deçiziv për Sarri

Sport



Juventus kërkon zyrtarizimin për trajnerin e ri dhe Fabio Paratici është në Londër për të bërë lëvizjen përfundimtare. Cështja e Sarri është bërë një histori shumë e gjatë për shijet e klubit. Problemi është i njëjtë: Roman Abramovich pretendon dëmshpërblim për të lënë të lirë trajnerin e tij. Bëhet fjalë për 6 milionë, që përfaqësojnë një detaj që Juventus kërkon ta bëjë, duke përfshirë një lojtar në tratativë: Emerson Palmieri.

Në Torino idetë janë të qarta. Juventus nuk është i mësuar të ndalet para pengesave e beson se mund ta zgjidhë. Për këtë motiv, fillimisht ka negociuar nga larg e tani lëviz me lojtarin më të mirë, Paratici, për të mos rrezikuar ndryshimin e kursit, por edhe për të bërë një sondazh të ri për mbrojtësin e Tottenham Trippier.

Për momentin nuk janë marrë në konsideratë alternativa, por bardhezinjtë një rrugë dalje e kanë gjithnjë e nëse dështon Sarri do të insistohet për José Mourinho. E megjithatë tekniku i Chelsea është prioritet dhe Juventus prioriteti i tij. Ndërkohë, Sarri ka lënë shtëpinë e tij në Londër dhe po përgatitet për rikthimin në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *