• |
ide | kryesore

Pas ndarjes, Irina dhe Bradley sërish bashkë për hir të vajzës

Paparazzi, Slider



Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, pak ditë më parë. Ende nuk dihen arsyet që e çuan çiftin në këtë pikë, por mediat spekuluan se është këngëtarja Lady Gaga ajo që shkaktoi “ftohjen” në çift.

Edhe pse të ndarë, duket se Irina dhe Bradley vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku. Sipas një burimi për revistën “People”, ish-çifti kalojnë kohë bashkë si familje për hir të vajzës së tyre 2-vjeçare. “Ata duan që vajza e tyre të ketë një jetë normale, të jetë e rrethuar nga miqtë dhe të kënaqet duke luajtur. Irina dhe Bradley janë të dy prindër të mrekullueshëm”.

Duke shtuar se modelja kalon shumë kohë me Lea-n dhe se ajo është arsyeja që e ka mbajtur bashkë çiftin, pasi marrëdhënia e tyre është ftohur muaj më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *