• |
ide | kryesore

Rama: Kjo që po ndodh është seria e filmit që ka nisur dy vite më parë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në seancën e sotme parlamentare, ka hequr një paralele midis krizës së tanishme politike dhe kërkesave të artikuluara nga opozita e bashkuar joparlamentare për largimin e tij nga posti, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me situatën që i parapriu marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, kur Partia Demokratike bojkoti Kuvendin dhe vendosi të ngrejë çadra para godinës së Kryeministrisë.

“Kjo që po ndodh nuk është as e pa ndodhur as e papritur, madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë, e mbajnë mend kur të njëjtën njerëz udhëhequr nga i njëjti zjarrvënës, Berisha dhe i drejtuar nga i njëjti llafazan dembel Basha, ikën nga Kuvendi për të mos votuar vetingun dhe u mbyllën në bunker plastmasi poshtë dritares së zyrës sime, nuk hyjmë në zgjedhje, nuk lëmë zgjedhjet e me radhë strofat e të njëjtës këngë nga e njëjta pllakë gramafoni ‘la voce del padron’.”- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se ngjashëm me tani, asokohe zgjedhjet kërkohej të shtyheshin përtej afatit që Kushtetuta i garanton presidentit bazuar në Kodin Zgjedhor. “E mbajnë mend se sa shumë i jam lutur Bashës dhe si u bë në minutën më të fundit marrëveshje, mori gjithçka me kusht që të dilnin nga bunkeri i plastmasit të votonin vetingun dhe të mos kontestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin në gjuhë të huaj vendin. Nuk e di a i mbajnë mend që i shtymë zgjedhjet brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentit bazuar në Kodin Zgjedhor, u kërkua të shtyheshin përtej afatit dhe miqtë ndërkombëtarë që u përpoqën të ndërmjetësonin  ishin shumë dakord me këtë, por unë jo, se isha i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla humbet populli, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet nga një gjoja përjashtim për rast të jashtëzakonshëm, në rregull që bëhet i zakonshëm.”- tha shefi i ekzekutivit.



2 Comments

  1. Fiks fare, ky filmi ka fillu para 6 viteve. Ky eshte nenprodukti (Muti) i njales, por ajo qe nuk ke kap ti mer karominister eshte fakti se njala ka qene me hala te forta….. tashi qe tu kane ngul mbaji ….. Ajo njala ka me te mbyt ty dhe meten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *