• |
ide | kryesore

Rama ‘zbulon’ planin Berisha-Meta: Unë jam koka që i duhet ofruar turmës

Lajme, Të fundit



Edi Rama pretendon se ka një plan midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për ta larguar nga pushteti, që fshihet pas të gjithë krizës politike të muajve të fundit.

Rama foli për atë që ai thotë se është “koka që i duhet ofruar turmës”. 

Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike.” – u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit.



3 Comments

  1. O kafshet e Karandashit, kur shkepusni nga konteksti nje fraze mos e masakroni ate por jepni te plote pa i ndryshuar thelbin e mendimit te saj.
    Ndryshe ju te ndergjegjshem per tifozat tuaj idiote i cungoni frazat qellimish per te ushqyer zagaret tuaj me plehra qe te lehin sa me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *