• |
ide | kryesore

Rezoluta kundër dekretit të Metës, zbulohen emrat e deputetëve që votuan kundër

Lajme



Në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit u votua me 100 vota pro për Rezolutën kundër dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Mes 110 deputetëve të pranishëm në sallë që morën pjesë në votim, 7 kanë votuar kundër, 2 abstenim ndërsa 1 nuk ka votuar.

Sikurse pritej, 7 deputetët që kanë votuar kundër janë bërë pjesë rishtazi e Parlamentit, nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas vendimit të opozitës së bashkuar joparlamentare për djegien e mandateve. Bëhet fjalë për:  Lefter Maliqin, Fatjona Dhimitrin, Elda Hotin, Klajda Qamën, Artur Roshin, Vasil Sterjovskin dhe Besnik Troplinin.

Ndërsa, deputetët që zgjodhën të abstenonin janë Ramazan Gjuzi dhe Enada Kapllani. Deputeti që nuk ka votuar është Tahir Koçi, i cili ka marrë mandatin si i renditur në listën e PD në qytetin e Korçës.

Ndërkaq, u vu re mungesa në seancë e deputetit socialist Tom Doshi si edhe e kryetares së grupit të ri parlamentar të demokratëve, Rudina Hajdari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *