• |
ide | kryesore

Rita Ora në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA

Paparazzi, Slider



Rita Ora iu është bashkuar Princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA. Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale. Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, jug-perëndim të Londrës, të mbrëmjen e së martës. Harry la bashkëshorten Meghan dhe djalin e tyre Archie në shtëpi për t’ju bashkuar një turme prej 3000 personash. Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botsëwana dhe Malawi.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe,”-tha Rita pas takimit me Princ Harry-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *