• |
ide | kryesore

Sara dhe Ledioni prindër të një djali të dytë

Paparazzi, Slider



Sara Hoxha ka pritur këtë ditë të veçantë për të zbuluar gjininë e bebushit që po pret.Sot është ditëlindja e bashkëshortit të saj Ledion Liço, i cili do të bëhet baba për herë të dytë në moshën 33-vjeçare. Sara dhe Ledioni janë duke pritur një djalë tw dytë.

Në postimin e sotëm në Instagram, Sara shprehet se nuk do të donte baba më të mirë për dy djemtë e saj, duke nënkuptuar kështu se është në pritje të një djali:

“Vite më parë për ditëlindjen e tij u njoha me shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort dhe baba më të mirë që mund të doja për dy djemtë tanë! Të dua! P.S. Edhe pse nuk je në mediat sociale, e di që kontrollon postimet për mua në 24 orët e fundit çdo ditë!”

Në fund të majit trashëgimtarja e “Top Channel” dha lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur nga pushimet e saj ekzotike ku shkruante:

“Një tjetër kryeqytet europian është rrugës”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *