• |
ide | kryesore

Thirrja në Prokurori për lobimin rus, Basha i përgjigjet Ramës: As nuk më tremb dhe as nuk tërhiqem

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka reaguar pas fletë-thirrjes për tu paraqitur në prokurori si i pandehur për çështjen e lobimit. Ai i drejtohet me një mesazh të qartë Edi Ramës se nuk trembet nga akuzat politike të sajuara nga prokuroria, e kapur prej tij.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.

Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.

Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!

17 Comments

  1. Sot Prokuroria tregoi perfundimisht, se epror ka Kryetarin e Keshillit te Ministrave.

    Perfundimisht ne Shqiperi ka Monizem totalitar.

    1. Prokurorja e pergjithshme eshte nje vartese. Emerohet nga KM dhe reporton tek KM

    2. Gjykatat jane mbyllur

    3. Po punohet te mbushen gjykatat me rilindas

    4. Dekretet e Presidentit nuk njihen nga Partia ne Pushtet e cila eshte Parti shtet.

    Kane mbetur ca hajvane militante rilindas qe e besojne akoma kete Kryeminister qe ka 6 vjet qe rrjep, me Koncesionet e Tij te ndyra.

    Kryeministri Koncesionar kerkon te jape me Koncesion Cfare ka mbetur,
    Qe te Shuaje urine e Tij, e Tij te ndyre dhe pa limit.

  2. Ka nje “koincidince” te cuditeshme ne vendimin per te marre si te pandehur Bashen pikerisht sot. Dy dite me pare per kete histori foli edje Balla ne nje emision televiziv. Te jete rastesi valle? Vec kesaj me kujtohet se ne vitin 1992 app 1993 te njejten gje beri edhe Berisha me Nanon, perfundimi dihet. Nuk e di por shoh shume analogji ndermjet ketyre ngjarjeve

  3. filloi gjuetin e shtrigave qelbesira rama.tre prokuror muti te negjmijes per nji lobim po e zem edhe nje miljon euro.por per 140 miljon euro te beketit asnji,per 40 miljonet e unazes as nji,per frroket asnji,per avdylaj me 750 cd vetem nji prokuror.qenefi negjmije po zjen.harron prap edvini se ka gjykat evropiane aty rama paguan si per vjerrin e bashes a atre tjerve qe u shembi shtepit.pri nuk keni par gje akoma tre te pd te marrur te akuzuar pa te drejt.tre demshperblime nga gjykata e strasburgut .pd nuk i duhet te punoj e beketi i paguan shtet shqiptar miljonat ,rama pastaj popullit mutin u jep.

  4. Asnje nuk e beson. Asnje. Thjesht kompromis shqiptaresh. Kete dine te bejne me mire nga cdo gje. Po nuk duan ta pranojne qe e keqja ka kapur te gjithe pa perjashtim kedo qe jeton ketu. Dritshkurter dhe frikacak popull.

  5. E pashë të botuar “thirrjen e prokurorisë”.
    Një tekst i shkruajtur me stilin e Tualet Pallës e me kërcënimin idiot të shefit të opozitës se nëse nuk paraqitet në prokurori, dë të meret me forcë.
    “Thirrja” nuk ka as vulën e prokurorisë e as nënshkrimet e prokurorëve. Pra një dokument i pa vlefshëm që ka për qëllim vetëm efekt propogandistik .
    Nëse ky dokument do tju dërgohet ambasadave të huaja në Shqipëri, me siguri që autorët do të pretendojnë se dikush ka abuzuar me emrat e tyre.
    Meqe e dëgjava e pashë Tualet Pallën të pëlliste me kënaqësi në studion e Rudina Xhungës duke e paralajmëruar këtë maskarallëk, duhen hetuar lidhjet e tij me këta prokurorë.

  6. po ckeni more djema qekur ne shqiperi ka paguar ndonje koke e madhe ne keto 30 vjet??!!!se gjen gje as kryetarin qe e pacim me jete…jane gic mice kot..ky i thote do te djeg do te shperthej,i gjati i thote do te kap do te mberthej..ska ndodh ndonjeher te mberthehen keta..apo ka gjithmon njeher te pare?!!

  7. Ne fakt si mos te kesh perfshirje kur dikush me ka paguar fatura kaq te majme ne emer te pd…… ore jeni ne terezi ju. Te iki ne prokurori te sqarohet cfare ka ndodhur dhe ne te bindemi qe ska lidhje….. mgjt prape se kuptoj se si mund te mos jesh i perfshire

  8. Keshtu beri dhe salihu me nanon,por nano I beri nja kater vjet burg,keshtu byroist le te shkoje dhe lulu nja kater vjet ta mesoje ate punen e sapunit pastaj te dale prap dhe te shkoje ne hollande

  9. Behuni gati shqiptare!!!
    Zjarri asht I ndezur,pak benzine duhet, dhe do jemi n’rregull me te gjitha!!!
    Shihemi me 30 Qershor ne TV!!!

  10. Në kohën kur u hap kjo histori qesharake e sajuar, në Shqipëri hynin miliarda euro nga trafiku i drogës në bashkëpunim me qeverinë.
    Nuk i kushton asgje atyre që kanë fituar miliarda euro me para droge, që ti japin edhe një milion euro ndonje medie komuniste të sajojë një intrigë qesharake se PD paskej bërë marveshje lobimi me rusët.
    Nuk ekziston asnjë dokument ku të rezultoje se PD ka bërë ndonjë marëveshje me firmat skoceze ku operojnë dy rusë.
    Cilitdo shqiptar që i punon normalisht mendja, duhet të bëjë pyetjen e thjeshtë :
    Përse hapet kjo akuzë qesharake pikërisht kur kësaj qeverie i kanë dalë në gazetën Bild gjithë të palarart e saj në bashkëpunimin me bandat kriminale të drogës ?
    Pse përsëritet kjo akuzë e sajuar, sa herë që i dalin qeverisë Rama lidhjet e saj me botën e krimit ?
    Paskej paguar opozita shqiptare disa mijra dollarë për të lobuar në SHBA, që të hetohen fëlliqesitë e qeverisë Rama e për këtë kërcënohet për tu arrestuar lideri i saj.
    A nuk është e njejta histori që pasi dolën përgjimet që kanë zbuluar fare hapur lidhjet e qeverisë me bandën e Avdylajve, në vënd që të hetohen funksionarët socialistë që kanë dalë me emra si vartës të Astrit Avdylajt, kjo qeveri kërkon të arrestohen jo ata që u zbuluan në krimet e tyre, por ata që “zbuluan sekretet e hetimit”, pra ata që denoncuan krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu