• |
ide | kryesore

Vettingu/ Shefja e Prokurorisë së Elbasanit del para KPK

Lajme



Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai, njëherazi kandidate për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka dalë sot në një seancë dëgjimore publike para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), në kuadër të procesit të vetting-ut.

Në raportin e KPK-së, është evidentuar se Millonai ka kryer një deklarim të saktë të pasurisë, bazuar në burime të ligjshme. Nga verifikimi i pasurisë, rezulton se kreu i organit të akuzës në Elbasan ka në zotërim një apartament prej 94 m2 në Tiranë që arrin vlerën e 45 mijë eurove. Ndërsa, Millonai ka deklaruar si burim të ardhurash pagën nga detyra ku shërben, të ardhurat nga shkolla e Magjistraturës, si edhe fitimin nga shitja e një makine.

Nga llogaria e subjektit në vitin 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 milionë lekësh në llogarinë e një shoqërie ndërtuese. Subjekti ka argumentuar se ka pasur mundësinë e pagesës të vetëm 10 mijë eurove, ndërsa pjesën tjetër të shumës do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit të banimit.

Në pronësi të Millonait janë edhe një automjet “Opel” blerë 2500 euro në vitin 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *