• |
ide | kryesore

Video/ Femër në krevatin e Kean në grumbullim: Misteri zgjidhet, por nuk është si duket!

Sport, Video



Moise Kean në qendrën e grumbullimit të Kombëtares Under 21 me një femër me mbathje në krevat? Jo. Në rrjetet sociale cështja shpërtheu me forcë, pas video selfie të vetë sulmuesit të Juventus në Instagram, ndërsa kërcente një këngë rap në dhomën e tij. Në sfond, në pamje të parë, duket një figurë femërore. Një vajzë në grumbullimin e kombëtares e pak ditë nga debutimi kundër Spanjës do të ishte një skandal me përmasa të mëdha.

Por përgjigja vjen nga vetë Kean, që shpjegon në një tjetër video, se në realitet bëhej fjale për shokun e tij të dhomës Nicolò Zaniolo. “Ej djema, mjaft thatë që është një femër. Edhe pse Nicolò Zaniolo iu duket femër – i mbështetur edhe nga romanisti që në videon e dytë duket më qartë -, nuk është aspak i tillë”.

https://www.youtube.com/watch?v=YvssOKebs7E



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *