• |
ide | kryesore

Videomesazhi i Guardiola në italisht çmend fantazitë: “Ndoshta do shihemi shpejt”

Sport, Video



Të gjitha rrugët e Juventus të cojnë tek Maurizio Sarri por, deri në momentin e zyrtarizimit, tifozët bardhezinj nuk heqin dorë nga ëndërra Pep Guardiola. E kohët e fundit mjafton vetëm një video për të shpërthyer përsëri shpresat: “Mirëdita të gjithëve, jam Pep – ka thënë Guardiola, që ndodhet për një turne golfi në Costa Brava -. Iu përshëndes shumë. Këtu dikush luan futboll, të tjerë golf. Por në fund bëjmë gjithcka për të lëvizur nga pak’. Iu përqafoj të gjithëve, ndoshta shihemi së shpejti”.

Këto katër fjalët e fundit janë interpretuar si një asist për të ardhmen e mundshme si juventin nga tifozët, por ka sqaruar gjithcka presidenti i shkollës së futbollit BS Soccer Team në Fasano, për të cilën ishte i destinuar klipi: “Një mik pranë klubit tonë, që ishte me Guardiola, i ka thënë të dërgojë këtë videomesazh për lojtarët tanë. Premtoi që nëse rast se vjen përsëri këtej do të na takojë”.

https://www.youtube.com/watch?v=–HoEY5loA8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *