• |
ide | kryesore

Zaev pritet nga Merkel, negociatat hapen në shtator për Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ende në vendnumëro…

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është pritur sot në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i ka dhënë garanci për hapjen e negociatave në muajin shtator.

Pas një takimi që zgjati 40 minuta, Zaev doli besimplotë nga zyra e Merkelit. “Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime dhe Berlini ka një pikëpamje shumë pozitive ndaj saj” thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë.

“Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura”, këto janë porosit që sipas delegacionit maqedonas i mori sot në Berlin kryeministri Zoran Zaev nga kancelarja Angela Merkel.

Nga qeveria shprehen të kënaqur nga ajo që dëgjuan në takimin me Merkel. Në kumtesën zyrtare nënvizohet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatoj dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë për Shqipërinë nuk ka ende një datë as në vjeshtë, aq më tepër në kushtet e një krize të thellë politike.



4 Comments

  1. Me sa duket kjo eshte arsyeja qe Rama i fryn fort zjarrit te dates 30 Qershor , per te mbytur jehonen e votimit ne parlanentin Holandez qe i rekomandoi qeveriae se vet te refuzoi hapjen e negociatave me Shqiperine , po keshtu edhe Germania qe i thote PO Maqedonise se veriut dhe per Shqiperine shpreh rezerva . Kjo duhet te debatohet fort gjithashtu duhet debatuar mungesa e kushteve qe Shqiptaret te zgjedhin jo thjeshte se kur do votojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *