• |
ide | kryesore

Arrestimet/ “Je vegël e Ramës”, Lleshaj i përgjigjet Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur përmes një postimi në “Twitter”, thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, drejtuar policëve që të mos iu binden urdhrave të tij për ndalimin e protestuesve gjatë fushatës.

Referuar protestës së djeshme të zhvilluar në Librazhd, ku një grup personash tentuan të bllokonin eskortën e kryeministrit Edi Rama, duke hedhur në drejtim të saj sende rrethanore dhe flakadanë, Lleshaj shkruan se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend dhe shtoi se askush nuk do tolerohet.

STATUSI I PLOTË

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin.”- shkruan ministri.

Pas protestës në Librazhd, Policia arrestoi 7 persona, mes të cilëve edge drejtues e ish-deputetë të PD-së, si dhe procedoi 23 persona të tjerë.

Kryedemokrati Basha reagoi përmes një deklarate duke thënë se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të Ramës, ndërsa e akuzoi ministrin Lleshaj dhe kryeprokuroren Arta Marku, si vegla të paskrupullta që e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.



8 Comments

  1. Lleshaj eshte ministri i rendit, jo i kultures.
    Vazhdoni z. Minister, ruani rendin. Mos u mer fare me pergjigje. Po ndoqe ligjin jemi me ty. Nga keta mos e ca menderen fare se jan te deshperuar e nuk kan cfar te bejn.

  2. Tani me duhet te iki se kam lene nje dreke me kandidatin e avdulajt ne shijak dhe paraardhesin tim, Tahiri- u shpreh lleshaj.

  3. Eshte per te ardhur keq qe ka kaq nostalgjike te kohes se diktatures de proletariatit, qe sic i porosit Partia meme, mbrojne me patos ministrin…

  4. PARA DISA VITESH I. KADARE KETE PURO KOMUNIST E PROPOZOJ PER PRESIDENT TE REPUBLIKES IMOGJINO SA TE THELA I KA RRENJET DIKTATURA KUQALOSHE AH MOR POPULL…………..

  5. Te lumte z.minister zbato ligjin mos u terhiq , keta nuk jane mesuar me rend e qetesi , vetem mjergull e rremuje duan. Jemi me ty , te mbeshtesim se je me te drejten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *