• |
ide | kryesore

Arrestohen dy doganierë në Kapshticë, lejonin mallra kontrabandë

Lajme, Të fundit



Kontrabanda e mallrave çon në pranga katër persona, dy doganierë në Kapshticë.

Policia arrestoi shtetasit A.K, 40 vjeç dhe A.B, 54 vjeç, pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” në pronësi të tyre iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë doganierët E.M, 39 vjeç dhe L.M, 32 vjeç u arrestuan pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *