• |
ide | kryesore

Eksod i plotë në Vlorë: Lista e lojtarëve të larguar nuk ka fund…

Sport



Eksod i plotë nga Vlora, qyteti ku cdo vit skuadra ndërtohet nga e para. Edhe kur u duk se u hodhën bazat e shëndosha për një project afat-gjatë, një sezon më parë, ngërci financiar i krijuar bëri që gjithcka të nisë nga pika-zero. Elton Kale, Enea Kolici, ldriz Batha mund të konsiderohen të larguar nga Flamurtari. Tre lojtarët janë të parët në organikën kuqezi që kanë mbyllur aventurën me vlonjatët, por ka edhe të tjerë që do ti pasojnë: Kale e Batha kanë destinacion Tiranën, ndërsa Kolici po sheh me prioritet kampionatin grek.

Në anën tjetër Blerim Kotobelli dhe Franc Veliu kanë oferta nga skuadrat e Superligës, por edhe nga Kosova, në kohën kur Emiljano Musta ka zyrtarizuar largimin nga Vlora, pas dy sezonesh, dhe do të prezantohet së shpejti tek Kukësi. Në dyshim për të qendruar me fanellën kuqezi janë Artim Pollozhani, Argjend Mustafa apo edhe Xhevair Sukaj, me sulmuesi shkodran që nuk e mbylli dot sezonin për shkak dëmtimi. Në këtë pikë, nëse situate financiare nuk përmirësohet menjëherë duket se pesha e fanellës së Flamurtarit do të bie mbi lojtarët e rinj, ashtu si ndodhi katër vjet më parë.

Pano Qirko, portieri vlonjat është një tjetër që ka oferta nga brenda dhe jashtë vendit, ashtu si Arinaldo Rrapaj, qe edhe pse vetëm 17 vjec, tregoi kualitet të lartë në mundësitë që iu dhanë. Situata tek vlonjatët është nga më të vështirat në vitet e fundit dhe Flamurtari nuk dihet ende se si do të përfaqësohet sezonin tjetër. Ata të cilët duket se i kanë shprehur, të paktën momentalisht, besnikeri janë Andi Ribaj e Lejdi Licaj, që mund të konsiderohen të vetmit me eksperiencë. Merkato në Shqipëri ka filluar, por tek Flamurtari flitet vetëm për largime, ndërsa për lojtarë që mund ti bashkohen skuadrës nuk ka ende asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *