• |
ide | kryesore

Gazetarët në mbrojtje të Suela Mustës: Arrestimi, i turpshëm!

Lajme, Të fundit

Suela Musta, një gazetare dhe zyrtare e AMA-s u arrestua gjatë operacionit “Krasta” në Elbasan. Arsyet e arrestimit janë ende të paqarta pasi policia ka bërë publike 3 akuza: “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”.

Disa media raportojnë se si anëtare e AMA ka votuar për heqjen e gjobave ndaj televizionit kabllor në pronësi të familjes Çapja në Elbasan ndërsa të tjera se i ka votuar për dhënien e licensës këtij televizoni. Por ata që e njohin nga afër, në mbrojtje të saj kanë dalë të gjithë në mbrojtje të Mustës në një fushatë sensibilizuese, duke kërkuar lirimin e saj. Gazetarët kërkojnë lirimin e vajzës, që e quajnë simbol i vuajtjeve në komunizëm duke qenë vajza e Agim Mustës, njërit prej të dënuarve për shumë vite në burgjet e diktaturës.

Mesazhi sensibilizues për lirimin e Suela Mustës

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.

As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.

Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.

Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë veshur.

Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.

#LiripërSuelën#

Kursi i Gazetarise 1995-1999

14 Comments

    1. Si ajo i paska dhene televizion? Eshte anetare bordi o njeri. Bordet votojne dhe vendimet merren me shumice votash. Nese ka ata kane marre licence, i bie te kene marre 4 vota ne bord. Pse nuk jane arrestuar edhe 3 te tjeret?

      1. Meqenese vetem kjo esht earrestuar atehere ka prova qe kjo eshte shkesja ( qe ka marre leket) per kete pune.
        Do presim dhe do degjojme se cfare ka bere kjo.
        Kot nuk te arreston njeri.

  1. Te lirohet suela se ka vuajtur babai ne komunizem..Qe ka vuajtur i jati na vjen shume keq, por te lirihet suela? Perse suela dhe jo te tjeret? Keto jane gomarlleqet e gazetarit “te famshem” Kikia!

  2. Te votosh ne AMA per nje operator ne treg qenka krim, te votosh ne 30 qershor per Lali Er Tallavan nuk qenka krim.
    Ska faj zonja per votimin pasi keshtu e kerkojne regullat e procedurat ligjore dhe nuk eshte ne te drejten e AMA te gjykoj se operatori ka begraund kriminal apo jo. Me akuzen dhe ndalimet merret hetimi dhe prokuroria.

    1. Nuk te arreston njeri pse votove per ti dhene nje tv privat nje fisi.. por prokuroria do te kete fakte qe ajo ka marre leke ose sherbime te tjera…
      Mos e banalzo ceshtjen kaq shume.

  3. Edhe nje here tjeter, gazekaret dalin para policise, para prokurorise, para gjykatave.
    Ta lirojme Suelen thojne karat, se Suelen te gjithe e njofin per grua te mire.

    Po per like floririn a keni ndonji opinion?

  4. Logjika e babait ne burg nuk ka pike lidhje per dy arsye. E para, askush nuk mund ti “bjeri ne top” dhe te mbrohet pse ka pasur familjare ne burg. E dyta keta gazetare qe po qajne sot hallin e te perndjekurve a thua valle jane solidarizuar ose ti kene rene ne koke cilesdo qeveri per te drejtat e mohuara te perndjekurve. Pra me logjiken e kikia-s dikush qe qe eshte i perndjekur nuk duhet te preket per asnje arsye. E cuditshmja eshte qe “ne kete regjim” kjo paska fituar per te qene anetare e AMA-s. Sdq. le te presim se nfofta nuk eshte e perfshire ne ndonje mitmarrje

  5. Gjithe kush paguan per cfare ben,pa mar parasysh se bija e kujt eshte suela,mendoj qe gjykata do e gjykoje ne gjendje te lire,do ishte me e drejte,saper shoqaten e viteve te vjen per te qeshur,po sikur matura e viteve kur Capja isht gjimnazist te kerkojne te lirohet ai capja,cfare ndodh

  6. Mesa duket, dikush ka fakte, qe kjo ka vepruar fare pa cipe! Perderisa ishte tek AMA , keta e kane vene, dhe atehere kur e heqin apo arrestojne domethene zullumin e ka bere te madh..Ti leme budallalleqet e denimit te komunizmit!

  7. Vetem ne shqiperi degjon argument lirojeni se eshte njeri i mire. Nqs ka vjedhur, abuzuar apo ka marre rryshfet cdonjeri duhet denuar sipas ligjit dhe jo sipas opinionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu