• |
ide | kryesore

Kampionia e Brazilit, Marta, grindet me ZDF në transmetim: “Kam shënuar sa Klose, e dinit?”

Sport



Dëshpërim e nervozizëm. Në përfundim të një ndeshje të humbur 3-2 nuk mund të jetë ndryshe. Sidomos me avantazhin 2-0, sidomos në një Botëror. Për këtë braziliania Marta, e vlerësuar 5 herë në karrierë si Fifa Ëorld Player, ishte vecanërisht e nervozuar. Kombëtarja braziliane u përmbys nga Australiadhe jo rastësisht në fund të ndeshjesh kampionia e Selecao është përplasur ashpër në intervistën me ZDF, televizioni gjerman që transmetonte ndeshjen.

Në minutën e 27′ të pjesës së parë Marta shënoi me penallti avantazhin 1-0 për Brazilin. Nuk është një gol cfarëdo: numri 10 arriti kuotën 16 gola në Botërore (në 2007 ishte shënuesja më e mirë me 7 gola). Kapitenia ka barazuar kështu rekordin e gjermanit Miroslav Klose që, në 2016, kaloi Ronaldo (Fenomenin) si goleadori i të gjitha kohërave. E megjithatë gazetarët gjermanë i kanë bërë vetëm pyetje për ndeshjen: “Jemi të zhgënyera se filluam mirë, por pastaj lejuam Australinë të përmbyste situatën” tha Marta. Kur gazetarja e falenderoi për disponibilitetin, Marta ka shpërthyer, duke sulmuar në portugalisht: “Zot i madh, si ka mundësi që e harruat? Kam shënuar 16 gola në Botëror, ekzaktësisht sa Klose juaj. Mund të ma bënit ndonjë pyetje”.

Një hakmarrje e ligjshme, edhe pse duhet thënë se për Botërorin e femrave Marta është shënuesja më e mirë prej 8 vjetësh. Ajo në fakt kërkon rekordin absolut, do të jetë më e mira mes femrave e meshkujve. E rekordet, dihet, ndihmojnë të fshijnë dëshpërimin e nervozizmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *