• |
ide | kryesore

Këshilltari i Metës tregon nëse Presidenti do të shpërndajë Parlamentin 

Lajme, Të fundit



Këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i ftuar në News 24, u shpreh në lidhje me mundësinë që Presidenti të shpërndajë parlamentin se nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht dhe se po merret një informacion zyrtar për numrin e deputetëve që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore.

Sa i takon kërkesës së Presidentit ndaj KQZ-së, Dervishaj e cilësoi të zakonshme, duke shtuar se Presidenti e kryen një veprimtari të tillë me të gjitha institucionet publike.

“Askush nuk duhet të çuditet për këtë. Është një veprimtari që presidenti kryen me të gjitha institucionet publike. E ka kërkuar jo vetëm përkundrejt KQZ. E bën sepse është garant i Kushtetutës dhe është ai që vlerëson nëse mekanizmat e Kushtetutës funksionojnë. Në shumë rast institucionet nuk janë përgjigjur në kohë, shpresojmë mos të jetë ky rasti.
Presidenti i Republikës ka filluar një proces dialogu me të gjitha forcat politike lidhur me datën e re të zgjedhjeve dhe krizën që po kalon vendi institucionale dhe kushtetuese. Sot jemi në një fazë dialogu dhe duhet t’i përgjigjemi frymës së saj. Kushtetuta ka të përcaktuara qartë rastet dhe kompetencat e Presidentit. Nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht. Po merret një informacion zyrtar se sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore. Aktualisht nuk është një moment që kjo të diskutohet”, deklaroi Dervishaj.



3 Comments

  1. KQZ smund ti japi informaciine te kualifikuara nje presidenti qe eshte ne faze shkarkimi per shkak se eshte cmendur

  2. Po parlamenti ka 5 muaj pa 140 deputete,tani ju ngref Monikes qe te te thote eshte iligjitim.Era e hajduterise po i vjen fundi,keputini koken hidres qe nuk fle kurre.

  3. Tani ka perfunduar shqyrtimi i listave dhe nuk ka me kandidate per deputete. I fundit e beri dje betimin. Ne keto kushte kemi te bejme me nje parlament te manget ku mungojne 18-19 deputete dhe, meqe ne jemo nje demokraci e deleguar ku cdo deputet perfaqeson afro 20 mije shqiptare qe jetojne ne kete vend (pa llogaritur refugjatet), mbi 350 mije shqiptare mbeten te paperfaqesuar. Ketu jane te perjashtuar shqiptaret kashte atdheut. Duket pak si antikushtetuese qe te mbeten nje numer kaq i madh njerezish te paperfaqesuar apo jo. Nese presidenti shperndan parlamentin atehere kemi zgjedhje brenda 45 ditesh me qeveri ne detyre. Ky eshte ligji. Politikisht le ta diskutoje kushdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *