• |
ide | kryesore

Kurbin/ Rezultonin të shpallur në kërkim, në pranga 2 persona

Lajme



Policia e Kurbinit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale P.K., 53 vjeç, i cili rezultonte i shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe mbajtje të armëve dhe të muniucioneve luftarake.

Mbi këtë shtetas rëndonte dënimi i dhënë në mars të vitit 2017 nga Gjykata e Apelit me 3 vjet dhe 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, shërbimet policore të Kurbinit ndaluan shtetasin V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin, që ishte shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “Arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin, në nëntor të vitit 2018, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *