• |
ide | kryesore

Largohet nga detyra zëdhënësja e presidentit Trump

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të largohet nga detyra në fund të muajit qershor. Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Trump bëri me dije se Sanders kishte vendosur të kthehej në vendlindjen e saj në Arkansas,  pas një përvoje dhe pune të vlerësuar me superlativa në postin e zëdhënëses së tij.

“Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cila ka bërë një punë të pabesueshme”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se do të shpresonte që Sanders do të shpallë kandidaturën për Guvernatore të Arkansasit.

Sanders nisi punën si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer-in, më 2017-n si sekretare e shtypit, duke u rritur kështu në detyrë. 36-vjeçarja është shquar si një nga mbrojtëset më të përkushtuara të politikave të Presidentit. Madje, ndër të tjera, ajo ka deklaruar se “Zoti donte që Donald Trump të bëhej president”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *