• |
ide | kryesore

Negociatat/ Presidenti maqedonas: Na veçoni nga Shqipëria, na dëmton

Lajme, Planet



Kryqëzimi i rrugëve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, duke i dhënë dritën jeshile të parës dhe duke shtyrë për më vonë fillimin e bisedimeve të pranimit për të dytën, është e vetmja rrugë që duhet ndjekur në optikën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Maqedonia e Veriut ka marrë vlerësime pozitive pas suksesit të arritur në sajë të marrëveshjes së lidhur me Greqinë për çështjen e emrit dhe është shumë pranë hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Pendarovski, ka kërkuar që Berlini zyrtar, të kryejë një shqyrtim të diferencuar sa i përket nisjes së bisedimeve të anëtarësimit bashkë me vendin tjetër me statusin e kandidatit, Shqipërisë, pasi sipas tij procedura e “decouplage”-it është përdorur edhe dy herë të tjera në disavantazh të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë të dhënë për platformën mediatike “Euractiv” të specializuar në publikimin e artikujve që fokusohen tek politikat evropiane, Pendarovski përmend precedentin e vitit 2011, kur Maqedonia e Veriut u shkëput nga Mali i Zi dhe të vitit 2013, kur u shkëput nga Serbia, që përfitoi hapjen e negociatave duke lënë pas Shkupin, i cili duhet të zgjidhte mosmarrëveshje me Greqinë. “Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“, thotë Pendarovski.

Pendarovski shprehu gjithashtu shqetësimin se hapja e vonuar e bisedimeve të anëtarësimit, e parashikuar për në muajin shtator, do të ndikonte negativisht në kontekstin politik në Ballkan.



3 Comments

  1. Shko mor legen. Po kur ishte Maqedonia ne rremuje, pse nuk kerkuam neve te ndahej cifti se na prishnit pune ju? Te pabese, qurrashe.

  2. Skeni faj ju plehra, por te pakten 800 mije shqiptare do jene ne Europe Per ironi ,kjo fale jush sllaveve qe dini me be shtet jo pordhe me rigon si Rama me bandat apo Hasha me rrugacet e UCK

    Ju jeni aq te keqinj sa ska, por Rama dhe Hasha jane me keq se JU sllavet e mutit, Ata dine te vjedhin dhe te qeverisin me banda. POR ca ti bejme gomereve andej dhe kendje kufirt qe i votojne , kujtojne qe do u japi noi hise Hasha apo Rama, po di te ndaje Hajduti /Banditi???

    Realisht e meritoni. Edhe pse me vjen inat ta pranoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *