• |
ide | kryesore

Nënkryetari i KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Organizoni zgjedhjet në 30 qershor, pengimi është vepër penale

Lajme



Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, ka deklaruar në një intervistë të dhënë në emisionin “Top Talk” në Top Channel se organi përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe shpalljen e rezultateve të votimit në vend, po përballet me problematika në disa bashki të vendit që drejtohen nga Partia Demokratike.

Krybashkiakët e djathtë, së bashku me krerë të tjerë të njësive vendore që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, u kanë dërguar KQZ-së kërkesën për lirimin e ambienteve të Komioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), me qëllim zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Biba, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KQZ, paralajmëroi këta kryebashkiakë se pengimi i zgjedhjeve përbën vepër penale dhe se shumë shpejt do të ketë kallëzime ndaj tyre nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet e garës elektorale. “Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.

 

 



5 Comments

  1. Mos u terhiq Edi Rama pasi o sot o kurre ka nevoje atdheu per vendosmerine tuaj per te mos lejuar shkaterrimin e Shqiperise nga keta armiq te interesave te popullit te cilet kane dale hapur dhe duan te hedhin ne ere demokracine e brishte Shqiptare per interes te armiqve tane shekullore,keni perkrahjen e shumices se popullit ne kete lufte me te keqen 30 vjeçare qe eshte ne gramat e fundit,Rrofte kombi Shqiptar,vdekje tradhetareve Shqipfoles!!!

  2. denkar ti je per vete i paligjshem ca mhb ben. Respekto vendimin e presidentit ti plere e vogel komuniste pa pike dinjiteti profesional. Burgun e ke ti i pari mbas bythe se do te mbaroje nje dite kjo tirani idiote te droguarish.

  3. I pa emr ja ke fut kot ke zbular tradh tar imadh . Edhe mbas 6 vjetsh fajin e ka Saliu . Keta miqt e tu nuk kan faj kritikoj nj here nuk beht qameti apo te presin rrogn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *