• |
ide | kryesore

Rama u kërkoi të zbatonin ligjin, kryebashkiakët e djathtë i përgjigjen: Je kokë e këmbë në paligjshmëri

Lajme, Të fundit



Kryebashkiakët e Partisë Demokratike u janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi që të mos bien pre e asaj që e quajti katërshe politike të opozitës (Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Meta), por t’i referohen ligjit, pasi informuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se do të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zgjedhjet lokale.

Përmes një reagimi publik, krerët e bashkive të djathta, deklarojnë se kur kreu i shtetit të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria e tyre për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Në reagim shtohet se kryeministri është në paligjshmëri, pasi qeveria ka botuar në fletoren zyrtare dekretin e Presidentit dhe këto akte ligjore janë të detyrueshme.

REAGIMI I KRYEBASHKIAKËVE TË PD

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, për sa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!



9 Comments

  1. kur flet partia eshte ne te drejtat e saj por ajo si subjekt nuk rrezikon asgje..ndersa titullaret e bashkive rrezikojne te thyejn ligjin..sic e ka bere dhe kqz faktikisht.ky vend sdo rri per jete pa gjykata.do vendoeset edhe pse me vones kush kish te drejt ligjore e kush jo..po te vetmit qe rrezikojn burgun jane antaret e kqz dhe kryetaret e bashkive..e njera pal o tjetra duhet ta paguajn se ata i pergjigjen ligjit jo partis..e ne kete menyre behen ca shembuj qe funksionaret bublik te bejn politike vetem ne fushate elektorale ne mitingje e brenda partise,po detyra e tyre instituzionale e tyre i detyron ti binden vetem ligjit dhe funksioneve kushtetuse.per hair kush ta kete rrisk dhe suksese ne jete..se as basha as rama as meta sdo denohen ,ata qe do i thone burgut hapu biba and co dhe mziu and co..militantet idiot te partive..si shumica e komentusve qe ca su nxjerr goja neper komente

  2. EDHE JU KERKOJINI ZBATIMIN E LIGJIT KETIJ IDIOTI 2 METROSH . SE MBAKA HIÇ FARE PRESIONIN PALLA I ANETES . O TE QIFSHA BABANE E DJALIT OR PALOSH 2 METROSH .

  3. Zgjedhjet zhvillohen me dekret apo me VKM .Dekret nuk ka .VKM nuk ka me cfar ti bejn .Ibie futu brenda se te vrava ,dil se te vrava K,M ti fus V.K.M okej

  4. Ore keta kryebashkiaket pse nuk i dogjen mandatet, vendimi ishte politik, nuk ishte vetem per deputetet. O pd o parti leshi….. e vetmja gje e mire pas ketyre karlliqeve qe po ben eshte qe dhe sikur te mbijetosh ne kete forme sic jeni sdo jeni me kurre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *