• |
ide | kryesore

Sulmet në cisternat e naftës, SHBA-të akuzojnë Iranin

Planet



Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin lidhur me sulmin në dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit. Pompeo deklaroi se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e armëve të përdorura.

Në paraprirje të deklaratës së zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë, ushtria amerikane ka shpërndarë një material filmik, ku shfaqet Garda Revolucionare e Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet. Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë iranian në një intervistë për rrjetin presitgjioz britanik, BBC, ka mohuar që Irani të ketë lidhje me sulmet.

Shpërthimet në një nga rrugët ujore më të ngarkuara të naftës në botë, vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u sulmuan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA-ja asokohe fajësoi Iranin, por Teherani zyrtar i mohoi akuzat.

Çmimet e naftës u rritën deri në 4% pas incidentit të së enjtes. Gjiri i Omanit është një ngushticë strategjike, përmes së cilës kalojnë me qindra milionë dollarë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *