• |
ide | kryesore

Vidhnin lokalet e Prishtinës, prangosen 6 persona

Lajme



6 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët dyshohen si përgjegjës për veprën penale të vjedhjeve. Aksioni i ndërmarrë u finalizua edhe me sekuestrimin e disa sendeve, të cilat sipas përllogaritjeve të para, arrijnë në  vlerën e 2 mijë eurove.  Të arrestuarit kryenin vjedhje  kryesisht nëpër lokale në lagjet “Ulpiana” dhe “Dadana”.

 “Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda  ), për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (ne lagjet Ulpiana dhe Dadana).Personat  e  arrestuar:   L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *