• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Leonardo, drejtori i ri sportiv i Psg: “Jam entuziast”

Sport, Video



Ishte vetëm cështje orësh. Tani Psg ka zyrtarizuar rikthimin e Leonardo si drejtor sportiv i klubit. “Jam shumë entuziast që kthehem të punoj tek Paris Saint-Germain” ka thënë Leonardo pasi firmosi kontratën. “Ky klub ka patur një rëndësi të madhe në jetën time futbollistike e personale. Kthehem në Paris me entuziazëm të madh e energji për të bërë pjesë në këtë klub për të cilin ushqej respekt të thellë” ka përfunduar. Ish-drejtuesi i Milan duhet të rindezë shpresat tek Psg, pas një sezoni zhgënjyes.

Henrique ka firmosur një ditë më parë akordin për daljen pas një mirëkuptimi në aspektin ekonomik. Leonardo ndërkohë është vënë në punë. Një ditë më parë është takuar me Thiago Motta, ish-trajnerin e under 19 parisien të cilit mund ti besohet një detyrë e re në zonën teknike. Por tani braziliani duhet të përqendrohet edhe tek merkato.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *