• |
ide | kryesore

Aksident automobilistik në Tiranë, mbetet i plagosur një person

Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në Tiranë.

Në rrugën Ali Demi mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.,T. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr shtetasi A.,T i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *