• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Lajme



Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti me të cilin udhëtonin edhe dy persona të tjerë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në kanal. Si rrjedhojë e përplasjes ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj, ndërsa identiteti it ë lënduarëve nuk është zbuluar ende.

Ndërkohë, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *