• |
ide | kryesore

Aksidentoi dhe la në rrugë këmbësorin, shpallet në kërkim 54-vjeçari

Lajme



Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia, lidhur me rastin është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.Z., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë drejtimit të automjetit të tipit “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin Y.M, 48 vjeç, banues në fshatin Ravonik.

Mësohet se i lënduari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, pasi ka aksidentuar 48-vjeçarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *