• |
ide | kryesore

Deklarata e bujshme e Thaçit për “La Vanguardia”: Kosova nuk është Katalonja, Spanja nuk është Serbi

Planet



Në një intervistë të dhënë për një prej të përditshmeve spanjolle me tirazhin më të lartë, “La Vanguardia”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi që përfaqëson përbën një rast unik, të pakrahasueshëm me asnjë shtet të botës, në drejtim të rrugëtimit që ka kryer drejt lirisë dhe pavarësisë.

Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Milloshevicit. Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në intervistën dhënë për “La Vanguardian”, që ka bërë jehonë të madhe në Spanjë.

Presidenti Thaçi e ka ftuar sërish Spanjën që të njohë pavarësinë Kosovë, duke iu referuar përpjekjeve të vendit për të një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse që do të normalizonte marrëdhëniet dypalëshe dhe do të rivendoste dialogun me Serbinë. Sipas Thaçit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i pakushtëzuar, për arsye se “tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”.

Thaçi i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *