• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet

Lajme, Të fundit



Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin, (Të Gjelbrit) mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave. Ai flet për përgjimet e publikuara nga Bild si dhe për përfshirjen e Vangjush Dakos në komunikme me botën e krimit.

Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, ajo tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinlë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?

Manuel Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi votimi.

Pikërisht ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?

Jo,nuk besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion politik.

Kjo pyetje është shtruar edhe në Shqipëri, por askush nuk e vë në dyshim që përgjimet janë të vërteta, sepse ato vijnë nga prokuroria.

Pyetja që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë e organeve shqiptare.

Por organet shqiptare, pra, prokuroria kanë qenë dy vjet në dijeni të këtyre audio-përgjimeve, dhe shumë vonë reagoi e megjithatë po punon me hapa tepër të ngadaltë. Edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha në një intervistë me DW se ai nuk ka ndikim mbi prokurorinë. Si i bëhet atëherë, kur prokuroria i vonon hetimet?

Si deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t’i jap udhëzime prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të zbardhen.

Kryebashkiaku i Durrësit nuk e ka fshehur që ka pasur kontakte me këta persona të krimit. A ju duket normale juve, si politikan, që të keni kontakte edhe me qytetarë të lidhur me krimin e organizuar?

Këtë unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me krimin.

Shqipëria tani është duke shkuar në zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e opozitës. A ndikon ky fakt negativisht ne vendimin e deputetëve?

Gjithmonë është keq për demokracinë në një vend kur opozita dhe qeveria nuk bien dakord për gjërat themelore dhe kur opozita bojkoton zgjedhjet. Por unë nuk besoj se akuzat e opozitës e justifikojnë bojkotimin e parlamentit dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje. Përshtypja ime është se aty po zhvillohet një lufte e fortë për pushtet mes Ramës dhe Bashës dhe kjo lufte ne këtë gjendje nuk është e aspak e favorshme për vendimin qe duhet te marrin deputetët ne Bundestag. Por, megjithatë, grupet parlamentare Te Gjelbrit, socialdemokratët, liberalët dhe E Majta janë për çeljen e negociatave, pavarësisht se kush do ta fitojë ketë betejë për pushtet, zoti Rama apo zoti Basha. Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet.



10 Comments

    1. optimi etnik solli jovetem coptim fizik trojesh por politika teori sisteme,te gjitha te shpikura ,mbrojtura dhe imponuara nga ,keto qe I mbrojne ato politika ide klane dhe tani mendojne se ja arriten qellimit perfundimisht qe pasurit shqiptare ti ken nen administrim ,dhe shqiptaret sherbetore,ose te nenshtruar ose eleminuar,permes shpopullimit,por keta zoterinje a mund tia arrin ,in them jo dhe jo te keqen kushdo mund ta studiojne dhe perhapin ,ne dobin e klanit tiije per ti sfiduar te gjith,dhe mbajtur sundimin ,por nje gje eshte e sigurte si frymarrja qe marrim ,qe padrejtesia sikrijim nuk u krijua per te triumfuar me fuqin e triumfit ,sepse eshte antivlere eshte shkatrruese jo dobi,eshte dem ,demin e luftojme te gjith padrejtesin po ashtu ,nese deri tani arriten kontrollin pushtet mbi ne perms fuqis mashtrimit akuzes luftimit persekutimit zhdukjes,,dhe mbajten pushtetin tani ,pas 1 shekulli ,kemi tjera rrethana qe kurr me,nuk ua japin mundesin sipas pervojes,padrejtesia nuk eshte pervoj ,qe vazhdimisht ne baz te saje jep sukses jo u gabuat zgjellja e elementeve te padrejtesise ,dhe futja e tyre ne zhvillim ,ato shkatrrojne vlerat e gjallesave ,me shpejtesi,dhe behet e keqa si burimm zhvillimi shtimi si nje dig e malle qe mbushet me uje ku sa me shum qe te ushtrohet ne te I ngjet gryerjes se diges ku fillon te vershojne ujet me terbim ne gjitha anet deri ti marre perpara te gjith,kjo eshte kuptimi I padrejtesise qe u zhvillua ndaj ,shqiptareve apo kudo ne bote u kalua masa e zhvillimit saje,vershojn nga gjitha anet problemet njerzit ndahen ne grupe konkurence kunder njeritjetrit deri tek perplasja shkatrrimi te gjith jan ne kushte mbijetese bota ne ala arm akullnajat po shkrihen ,por do ngjallin semundje te pa sfidueshme nga mikrobet qe gjinden ne to ku nga rritja temperatures,ato fillojne behen active ,ku pasojat jan katastrofike,prishja e ajrit ndotja e ambjentit ,po rrit numrin e rreshjeve permbytjeve duke dhene per token bimet dyoksidi karbonit me avujt qe kthehen ne shi formojne rraksion kimik ,duke na sjellur ne toke jo rreshje te pastra por acid korbonik ,dhe lloje tjera acidnash ku po shkaktojne ndjeshem uljen e prollimit ku kostoja e shpenzimeve ndaj tokes per te ulur aciditetin ruajtur nga cimentimi,nga semundjet dhe konkurenca e tregut ,per shpenzimet qe behen fitimi eshte nul,duke bere bujtesin fritikulturen blegtorin te sfiduar ,dhe me shum problem per shendetin ,por dhe njerzit ndaj njeritjetrit ne gjitha fushat e shohin jeten ,problemet e tjereve si mjet perfitimi pa meshir ndihmese bamirsie virtyti,kjo sjellje kjo natyre njerzore ,ky paragjykim eshte antivlere qe thellon me shpejtesi shkatrrimin ,kete shekull njerzit u planifikuan te formoheshin per tu sunduar jo me pjekurin e duhur adekuate,kudo ne bote ,sepse donin me cdo menyre sundimin mbi boten ,u projektuan sistemet financiare medjat politikat ligjet teknologjia veprimet qe ta kthenje njeriun ne forme burim problem qe ta akuzojne lehte dhe zgjilljet ti japin ato ,ke nevoj per para thot ti jap un ,te jep kredi ,dhe zhyt ne borxh,,pastaj je I varur si te duan ai,te imponon qe energjin dhe burimet e fitimit ti shpenzosh ne konflikte,perfundimisht dorzun nje pjes te globit,por jo gjith globin ,cfar pritet te ndoll tani ,eshte e sigurt qe ket pasuri mecka ka toka po tu jepet kesaj elite qe duan sundim dhe kontroll mbi boten ,keta tashme e kan humbur gjith cka sepse eslementet qe keta kan future ne zhvillim ,jan te nje rruge problemesh pa zgjillje ne gjitha drejtimet qe po shtohen me shpejtesi duke jua kufizuar mundesit ,e veprimit deshirave por po I sjell drejte nje momenti ku pergjegjsia tu kthehet ne llogari ,po I afrohen asaj qe as ato vet nuk e deshirojne tu ndollin ne vetet e tyre por qe sherbimin po ja bejne,,po te analizojme krijesat kan nje rregull mase se si funksionojne per te dhene dobit,edhe njeriu per te qen I dobishem ndihmes dhe plotesues ka formen qe duhet merresh me te formohet me dituri te drejte adekuate zhvillohet perms vlerave dhe rendimenti del vlere ,jo antivler pikrisht te gjitha keto ,zhvillimi ka treguar ralitet me fakte duke akuzuar padrejtesin bartesit e saje , dhe ven ne tavolin te verteten ,te padrejtit tashme e kan plotsuar kuptimin e fjales se kan pasqyr punen ,keshtu qe gjitha metodat e padrejtesis deshtuan sepse tashme jan faktet kushdo qe paraqitet perpara kujdo nese pretendon drejtesi drejtesia fillon me vlera hak te drejta fjal dhe veper praktik pune opinjon ndaj tije,per veprat e tije sepse e mira nga e keqa kan dallushmeri dhe askush askujt me nuk mund ti japin sapunin per djathe ,sepse tashme e ka zbuluar shija nese dikush pretendon te luftojne korrupsionin dhe vere drejtesin ,drejtesi fjal per fjal ka vetem nje kjo eshte e verteta,e krijoj dhe percaktoj ai qe gjitha krijesat krijoj ,nese thuhet ullheheqes drejtimi jan perfaqsuesit e vlerave jo profesioneve ato qendrojne nen te ,tashme ashper dhe fjal per fjal ,e veper per veper ka ndjeshmeri te kerkohet llogari dhe vihet pergjegjsi pavarsisht se si ra ky popull ne konjuktura rrethana pazaresh manipulimi dhe imponimi ,tani,oret ne vazhdim flasin se ky popull do te cohet dhe vendos vet fatin e vet as sdo lejojne tia vendosin amerika as rusia as evropa as lindja as prendimi por do ta vendosin vet ,ashtu sic ka te drejten e vet ,ndryshe nga kjo ju po fusni gjith njerzimin ne rraksion zinxhir se nese padrejtesia pranohet system jete ,atehere dijeni se kjo do tu zhvesh gjitheve nga te drejtat,dhe ngjall konkuren urrejtje perplasje dhe shkatrrimi te gjitheve,,perderi sa njeriu me I fuqishem I globit ,nuk ka keto cilesi qe problemit ti krijoj zgjillje vet,dhe eshte I vdekshem ,lind I paditun dobet ,dhe po I dobet vdes dhe vdekjen e tije smund ta ndalojne ,,ti kishte cilesit e krijimit problemit do ju thoshte gjitheve degjo un nuk kam nevoje per asgje,dhe spyes per asgje, e kur e kemi gjith nevojen e njeritjetrit domosdoshmerisht si frymarrjen qe marrim dhe andej nga dolem per asnjerin ska kthim me pas,por vijimi eshte pershtatje baz domosdoshmerive me drejtesi hak vlera virtyt ,dhe perderisa zoterinje te nderuar ,sejcili banore I tokes e don te drejten hakun e tije veten familjen ,lumturin begatin sigurin mbrojtjen ,paqen ,dhe gjitha keto jan domosdoshmeri ,zoterinj,a nuk eshte me mire te pranojme domosdoshmerit per te gjith, qe jetes ti japim qartesi gjalleri zgjillje shprese shpetim siguri paqe,,per te gjith perderi sa e duam per veten tone dhe ekzistenca e burimeve mbi bazen e cilave bejme planifje unitet I mall vlerash drejtesie haku virtyti morali mirkuptimi tolerance falje, marrveshje,zoterinje kjo analiz nuk eshper ti then dikujt un jam me I miri dhe ti me I keqi per gjith lindem te mire dhe mund te behemi te mire nuk eshte presion , por ralitet fakte ,qe prollojne bindje vlersim raliteti ndarje problem obsion zgjillje dobi ,kjo eshte ti thuash sejclit ti thuhet ne menyren me te bukur pelqyeshme pershtateshme dhe pranueme fakte bindese hyjnore shkencore dhe praktike ,ti e don vetenme shpirte te drejten tende hakun tend dhe do thuash po, kurse gjymtyret tuaja me sherbimin qe po I bejne te keqes ti po shkatrron veten tende perseri do bindesh me fakte dhe do thuash po,o njeri tashme budallenj per tiua hellur nuk ka,,dhe mendo dhe vepro vetem per veten tende ,por mos u zhgenje,,se njerzit kudo me hir apo pa hir te drejten e vet nje dit do ta arrin por atehere mbetesh armik a nuk eshte me mir per te gjith vet e mira si fjal dhe te miren ta bejme si veper dhe mbetemi miq,iku koha e dy standarteve te flasesh mire dhe veprosh keq e ti thuash tjetrit e kam per te miren tende tashme nuk jan veytem njerzit ne klete hall padrejtesia ka prekur gjitha gjallesat konkurenca e te keqes po krijoj shkall ku nje pal zbret dhe nje pal ngrihet por ekspriencat e ndjekura per keq po percillen si pervoje duke i goditur te gjith,kjo eshte nje kujtes keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa per te gjith ,qe padrejtesin ashtu si e shprehim kudo ne bote ,si etik dhe veprim ta luftojme ashtu si duhet dhe drejtesin te verteten drejten hakun ta pranojme dhe zbatojme ashtu si e flasim jo ndryshe te flasim dhe ndryshe te veprojme se po zhgenjeheni, tashme te gjith jan zgjuar te gjith duan mardhenie te mira me te gjith te miren begatin lumturin , dhe padrejtesin nuk e pranon askush ,kjo eshte fjal e lire shpresoj qe ato qe merren me studime te thella ti , perpilojne me mire dhe tua paraqesin njerzve si dobi perderi sa ate e duam te gjith kerkoj ndjes per ndonje fjal apo term nga ,shpejtesia e shkrimit respect per te gjith

  1. Ne shqiperi nuk ka lufte per pushtet. Po zbatohet plani i sorosit per shkatrim te shoqerise civile. Per shkatrim te sistemit te drejtsise. Per vendime gjykatash ne dem te qytetareve. Per falimentim total te shtetit. Per cuarje ne humnere te shqiprise. Per shpopullim te shqiprise nga shqiptare. Por jo vetem te shqiprise nga shqiptaret. Po te krejt ballkanit nga shqiptaret. Duan ta bejne shqiprine nje grop te zeze ku bota te hedhe te gjitha llojet e mbetjeve te veta. Plane te vjetra. Fytyra te reja te peshtira. Tradhetare te neveritshem te familjeve dhe popullit te vet. Nese basha e permend larg sorosi nga shqiperia ne mitingun e radhes. Ndoshta mund te mendojme qe eshte jashte agjentes soros te ramziut te velines dhe emrave te pervecem ne amerike po dhe te ish ambasadorit gjerman mbeshtetes i g 99. Por mendoj se reforma eshte bere me kohe per te deshtuar dhe kapur nga ramziu ne zyrat e soros nga basha rama veliaj……ishallah planet ju shkatrohen popullit ju hapen syte. Dhe planet e ndyta ogurzeza shkatrohen se shqipria mor ditzinj eshte e shqiptareve. Tradhetare te felliqur.

    1. dole prap me gogolin sorros ti ?
      O njeri i zotit.. mos e lodh trurin kaq shume se nuk ke aq shume sa te merresh me politikat e sorrosit.

  2. Ne shqiperi keta bythqira politikane duhen var aty te sheshi skenderbej, qe te behen shembull per cdo brez tjeter politikanesh
    Po shkaterrojne shqiperine ndyresirat

  3. A ka pergjim te bisedes soros bash ram ne paris? Mendoj se po. Lepuri fle gjetke . Po doli me pankarte ne kete miting basha me jashte sorosi nga shqipria do mendoj qe eshte bere pishman qe sipas kerkeses se soros reformen ta kete rama ne dore. Po keta nuk duan popullin e vet. Keta nuk jane thjesht hajdute. Keta jane me te ndyre akoma. Kane tradhtuar popullin e vet. E kane shkatruar popullin i cili i ka besuar pa kushte gjithmone.

  4. Jashte soros nga shqipria . Nuk mund te popullohet shqipria me muxhahedine e kreatura te kushedi se kujt isisrash e felliqsirash. Shqipria nuk eshte grop septike e botes o te pa din e pa iman. Shqipria eshte e shqiptareve. Keshtu do te jete. Zoti eshte i madh. Tradhtare te kombit tuaj . Ju do jepni llogari nje dite. Se asaj dite nuk i shpeton asnje.

  5. Në çdo vend demokratik të botës, ka pasur e ka nga qytetarët kritika për politikanët e qeveritarët.
    Por nuk ka asnjë vend demokratik që të pranojë qe në krye të shtetit të ketë ish funksionarë të lartë të ndonjë diktature të egër kriminale, naziste apo komuniste.
    Kanë ndodhur në Shqipëri vërtetë probleme të shumta në manipulimin e zgjedhjeve edhe nga mungesa e kulturës demokratike, por asnjëherë nuk ka ndodhur si me qeverinë Rama, që bandat kriminale të mafies së drogës , të komandojnë zgjedhjet.
    Shumë me të rrezikshëm edhe se forcat politike që haptazi përfaqësojnë të kaluarën diktatoriale një partiake, janë disa palo analistë që përhapin në popull ndjesinë fataliste se të gjithë politikanët janë njësoj.
    Kjo është një teori e dështuar marksiste e barazisë utopike, pasi barazia tek njerëzit është e provuar në rrugë shkencore që nuk ka ekzistuar, nuk ekziston e nuk do të ekzistojë kurrë. Nuk mund të gjesh dy vëllezër binjakë që të jenë njëlloj e jo më gjithë politikanët apo e gjithë shoqëria..
    Është po ashtu tepër qesharake të akuzohen partitë politike se bëjnë luftë për pushtet.
    Sigurisht që çdo parti që të realizojë programin e saj ekonomik e social, duhet që të luftojë që të marë pushtetin.
    Është idiotësi që ti akuzosh partitë se duan të kenë pushtetin.
    Progresi demokratik mund të arrihet jo duke qenë njëlloj kundër të gjitha partive apo politikanëve, por duke përzgjedhur ato parti e ato politikanë që kanë programe politike e ekonomike që krijojnë besimin për të ardhmen.

  6. Kush e di sa ka marre ky. Ky vetem gjerman nuk duket. Ose do jete ndonje morr i kuq i mbetur lindor pa dyshim. Ketu korrupsioni eshte ne maja ku nuk ka me larte.
    Pensionet e ngrira 6 vjet. Keta te pa udhe keta ndyresira po sigurojne 600 breza.

  7. Jo mo ska mundesi te jete lufte per pushtet,çne Basha dhe Mona te duan pushtet,atyre ju djeg zemra dhe ju keput shpirti per popullin edhe lufte civile qe duan te provokojne per te miren e popullit e kerkojne edhe lobimi o fuqishem duke paguar miliona neper bote dhe neper gazeta europiane,per te penguar integrimin ne europe per te miren e popullit e bejne,mirepo ngaqe populli eshte “budalla”dhe nuk ia jep voten ketyre atehere keta per te miren e popullit e kerkojne pushtetin me dhune ne tavoline pa vota,bile aq shume e duan popullin saqe e kercenojne hapur qe mos shkoni te votoni se do kete perplasje civile se vota juaj nuk ka vlere po nuk qeme ne baballaret e kombit ne zgjedhje…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *