• |
ide | kryesore

Juventus i Sarri me Pogba e Icardi: ja si transformohen bardhezinjtë…

Sport

Gjatë një mbledhje të zhvilluar dhe të diskutuar në Milano mes Paratici dhe Fali Ramadanit, menaxheri i trajnerit të ri të Juventus, janë vendosur edhe strategjitë e merkatos për bardhezinjtë. Merr formë Juventus i ri i Maurizio Sarri. Ditën e premte, sikurse raporton Tuttosport, Fabio Paratici dhe Fali Ramadani (menaxheri i trajnerit) janë takuar në Milano për të mbyllur detajet e kontratës që do ta lidhë Sarri për dy vitet e ardhshme (me opsionin për të tretin në favor të klubit bardhezi) dhe për të vënë në rregull strategjitë e merkatos.

Objektivat e lakuar nga e përditshmja torineze janë të shumtë: mbi të gjitha spikasin emrat e Paul Pogba mbi të cilin Juventus vazhdon të punojë pavarësisht konkurrencës së ashpër me Real Madrid, dhe Mauro Icardi, të cilin Sarri e kishte dashur që në kohët që ka qenë tek Napoli, ndërsa në mesfushë nxehet vazhdimisht pista që lidhet me Nikolo Zaniolo.

Bardhezinjtë ndryshuan pankinën edhe për shkak të divergjencave me Allegri, që kërkonte revolucionarizim të plotë të skuadrës. Kështu, përtej emrave, mbi të gjitha, do të jetë interesante të zbulohet tipi i merkatos që klubi do të kryejë në vitin e parë pas Allegri: ndjesia është se nuk do të ketë shpenzime të çmendura, por vetëm lëvizje të arritura në një skuadër për t’u përmirësuar, por jo për t’u shpërbërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu