• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ramës: Hiq dorë nga përçarja e shqiptarëve, do të korrësh një fund të tmerrshëm

Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shkruar në rrjetet sociale se  Rama ka ngritur një sistem të pastër kriminal dhe se është bërë si Kizi duke sharë e pështyrë këdo që i prish rehatinë e pushtetit kriminal.

Më tej Kryemadhi e ka paralajmëruar Ramën duke i kujtuar se kush ka mbjellur përçarjen mes shqiptarëve ka korrur një fund të tmerrshëm.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal.

Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj.

Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve.

Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën.

Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Becchettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar.

Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai i Orikum-Dukat.

Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE.

Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë.

Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre.

Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës.

Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.

16 Comments

    1. Kijes se 21-it, i ka rene limfoma, shkoi ne Sh.B.A dhe sefundmi ne Itali por sic dihet nga kjo semundje nuk ka shpetim. Mora vesh se ka 4 te marta qe shkon e flen tek kisha e Lacit. Nuk ka lene brek e kanatjere pacuar ne Lac, malin e Tomorit, vorrin e Bomit dhe tek dervish- Hatixheja por pa ndonje efekt. Shpresa e fundit eshte papa i Romes.

  1. Kur do vi mona ne pushtet, te shikojm dy dit te bardha. O mbreteresha e shqiperis.
    O yll o drit.

  2. E paska bo pushim sot Mona dhe qeka bashke me burrin civil.Kizin mos e zere ne goje se te afermit e saje mund te te hedhin ne gjyq,Kizi ka qene nga familje shume te mira sa per dijeni sepse nje kombinatse nuk e njeh akoma tiranen.Mungesa e origjines dhe e kultures nuk plotesohen me sharje.
    Persa i perket vjedhjeve te Rames jam dakort me ty sepse Ju ziheni se kush vjedh me shume aq sa hajduteria ka zene rrenje familjare.Akoma gjer me sot askush nuk na spjeguar pse keni 11 hale ne gjirin e lalezit dhe per cfare ju duhen 50.000 metra /katrore truall,kur ju te gjithe jeni shume te vegjel,si lili-put.
    Hajt ta heqim Ramen dhe te veme Mziun.

  3. Se kush osht Kizi nuk e di por kjo kryetare partie shkruan tekste arixheshke per te mare pjese ne diskutimin e rradhes qumeshtit ne oren 3 te mengjesit ku nuk ka asnje fakt apo ide konkrete, si p.sh. ai i 7% me block me dore, por do bejne kumbllat sivjet se me haen mua.

  4. i pa emer kot fshihesh ne disa emer,prap je mut u kiz rames.rama dy vjet shkoll ne qenef negjmije dhe 20 vjet shkoll avdyli frrooku,roshi,doshi e sorrosi,muti me i madh i kombit pas enverit.

  5. Chikago eshte shembull idiot. Gjithsesi, edi rama nuk shpjegon asgje, sepse nuk kupton asgje. Cdo shifer i duket normale, deri sa t’i thote avdyli: Hej lale e kena mush kupen!

  6. Kjo goca eshte aleate e Lylit. Ashtu si edhe Medi gerdeci, Duka i krimit, Dule greku, Duka i krimit, Shpetim doganieri dhe Nar traktoristi.
    Jane ekipi i republikes se re bashke me doktor halene sigurisht.

  7. Zagaret e komunistave punojne 24 ore non stop.
    Rrace inferiore.
    Qelben nga era keqe .
    Mbajne pantallonat tek gjunjet gati per sekretarin e rralles , …
    Dhe pastaj i jep nje kocke per ta lepire !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu