• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Asnjë gol, shumë Var: Venezuela-Perù përfundon 0-0

F1, Sport



Në ndeshjen e dytë të Grupit A Peruja e Venezuela nuk arrijnë të kalojnë njëri tjetrin, duke legjitimuar kryesimin e Brazilit. Në fakt ka qenë një përballje dramatike, pavarësisht barazimit 0-0, ku Peru mund të ankohet nga teknologjia, që i anulloi dy gola falë ndërhyrjes së VAR. Venezuelianët luajtën me 10 lojtarë në fund, pas ndëshkimit me të kuq të Mago.

Asnjë gol e vetëm një protagonist: sistemi Var. Venezuela-Perù përfundon 0-0 pavarësisht shumë rasteve për të dy formacionet. Në fakt, peruanët shkuan në gol dy herë, por në të dy rastet aksionet ishin nisur në pozicion jashtë loje. Goli i Gonzalez në minutën e 7’ ashtu si edhe ai i Farfan në të 63’ janë anulluar me përdorimin e teknologjisë.

Venezuelanët kanë arritur të marrin një pikë, edhe pse luajtën në 15 minutat e fundit në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq për Mago. Grupi A në Kupën e Amerikës udhëhiqet tashmë nga Brazili, fitimtar 3-0 kundër Bolivisë në debutim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *