• |
ide | kryesore

Lojtari i Igli Tares në hetim për trukim rezultati: Immobile shfaqet në përgjimet telefonike

F1, Sport



“Duke iu referuar lajmeve të shfaqurua në mediat informuese, sipas të cilave klienti im është cituar gjatë bisedave telefonike të përgjuara, mes subjekteve të përfshirë në cështjen e basteve në Spanjë, Ciro Immobile deklarohet në mënyrën më absolute jashtë cdo situatë dhe përjashton në mënyrë kategorike cdo përfshirje”. Me një komunikatë të tillë Paolo Rodella, avokati i sulmuesit të Lazio që është përfshirë në këtë aferë trukimesh nga shtypi spanjoll për cështjen Oikos, hetimi për kombinimin e rezultateve të ndeshjeve të Liga e Divizionit të dytë që ka cuar në arrestime të shumta mes drejtuesve e futbollistëve në Spanjë.

Sipas AS, Marca e El Pais, që publikojnë disa pjesë përgjimesh, emri i Immobile (e riferimi i tre lojtarëve të Frosinone) shfaqet në një bisedë mes Aranda (ish-futbollist spanjoll i hetuarbashkë me kolegun Raul Bravo) e një italiani, Mattia Mariotti, i përfshirë në lojërat e paligjshme në Itali, që flet për Immobile si një klient të tij të zakonshëm.

Sipas raportit të policisë spanjolle, cituar nga media iberike, Mariotti duke folur me Aranda në 2 prill 2019, ka deklaruar se mund të besonte edhe tek tre lojtarë të Frosinone, skuadër që më pas ra në Serie B, për të trukuar një ndeshje kampionati. Operacioni, si lexohet në përgjime, përfshin edhe “futbollistë të njohur si Ciro Immobile, që luan në kombëtaren italiane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *