• |
ide | kryesore

Moto GP/ Lapsusi i Lorenzo bën xhiron e botës: “Nuk jam Einstein, por serbatori im funksionon”…A nuk ishte Edison?

Sport



Honda për Lorencon është një mister, një mister për t’u zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Jorge është duke vënë të gjithë impenjimin e tij për t’ia arritur dhe serbatori i ri është copëza e parë që ka shkuar në vendin e duhur. E vështirë të thuhet se kur kuadri do të jetë i kompletuar, por majorkini beson shumë. “Ajshtajni nuk e ka bërë llampën për 20 vjet”, shembulli në fakt nuk ka qenë i drejtë, një lapsus i vogël, sepse ndërtuesi ka qenë Edisoni – Nuk dua të bëj krahasime me punën time me të tijën, por kjo që jam duke bërë është një ndryshim për motoçiklizmin. E kisha provuar diçka të tillë në testet e vitit të kaluar në Valencia dhe Jerez, por nuk funksionuan dhe më krijonin probleme, por e kisha gjetur atë zgjidhje. Në fakt kam vazhduar të mendohem dhe, në rastin e udhëtimit tim në Japoni tek kompania e Hondës (HRC), e kemi gjetur atë zgjidhje”.

“Është një fillim i mirë – konfirmon piloti – Në fakt tek Ducati serbatori ishte pjesa e fundit që më mungonte për të fituar, tek Honda është vetëm e para. E di që nëse do të shihni pozicionin tim sot (është i trembëdhjeti) do të mund të mendoni që nuk më ka ndihmuar shumë, por nuk është kështu. Kam arritur ta drejtojë Hondën duke përdorur më pak energji dhe agresivitet më të madh. Nuk jam në dhjetë të parët sepse kam përdorur goma mesatare dhe jo të butat në mënyrë që të kem më tepër mundësi për t’u përmirësuar për nesër”.

Sikurse ka thënë Lorenzo, nuk do të jetë kjo pjesë që do ta lejojë të imponohet në garë apo në kualifikuese, por i ka dhënë siguri që të jetë në rrugën e duhur. Edhe pse nuk do të donte të hynte në detaje. “Nuk dua të them se për çfarë shërben – shpjegon – Nuk mund t’ju them që ta shihni, por dua ta mbaj për veten dhe për sekretet e mia teknike. Jemi gjithnjë në garë, çdo pilot nuk i zbulon për çfarë është duke punuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *