• |
ide | kryesore

MotoGP/ Quartaro, i pari surprizë: shkëndija mes Marquez-Lorenzo në Q3

Sport



Shkëndija në pistë mes Marc Marquez e Jorge Lorenzo. Piloti nga Mallorca, që po drejtonte ngadalë motorin, nuk e kuptoi ardhjen e shokut, në xhiron e tij të shpejtë, duke e detyruar të ngadalësojë dhe të humbasë tentativën për të marrë pole position. Marc i padurueshëm si karakter nuk hezitoi ta shante, duke ulëritur që të bënte më shumë kujdes. Pastaj në fund të kualifikueseve, të dy u duk se u sqaruan, me Jorge që kërkoi ndjesë për pakujdesinë.

Një asist për Fabio Quartararo që i gëzohet pole në Montmelò me Yamaha e tij, duke lënë pas Marquez, që mund të ngushëllohet me faktin se ka mbajtur pas pilotët e Ducati. Në vendin e tretë Maverick Vinales, por piloti ka rezerva për motorin e tij, duke shpresuar se në garë besueshmëria do të japë një favor më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *