• |
ide | kryesore

Negociatat/ “Reuters”: Maqedonia e Veriut ka shanse të mira, Shqipëria me progres të kufizuar

Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut me gjasë do të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim gjatë këtij viti, thonë diplomatët për Reutersit, por fqinji i saj ballkanik, Shqipëria, përballet me kundërshti nga Franca, Gjermania dhe Holanda.

Pavarësisht retorikës së BE-së se blloku duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të çimentuar rrugën e tyre evropiane dhe të largojnë ndikimin kinez dhe rus, ndjenja anti-imigracion ka ngritur dyshime në disa shtete veriore të BE-së.

Të përkrahur nga një numër i qeverive të BE-së dhe nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresuan se ministrat e bllokut evropian do të jepnin dritën e gjelbër për bisedimet për anëtarësim në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg, transmeton Koha.net.

Kjo do të hapte rrugën për aprovim nga liderët e BE-së në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit nga vendet nuk do t’i jepet drita e gjelbër në këtë kohë, thonë diplomatë dhe zyrtarë të BE-së për Reutersin, ndonëse 13 shtete anëtare të BE-së përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i KE-së, Donald Tusk dhe Komisioni Evropian kanë bërë thirrje publikisht që negociatat të nisin.

Tani, marrëveshja më e fundit është arritja e një ujdie mes qeverive të BE-së në shtator, por vetëm për Maqedoninë Veriore, e cila po ashtu pritet të anëtarësohet në NATO më 2020.

“Maqedonia e Veriut ka shans të mirë (për bisedime për anëtarësim në BE), pas parasysh zgjidhjen historike të emrit të saj”, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së.

Ndryshimi i emrit për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore i ka dhënë Shkupit një momentum dhe me gjasë do të bind Parisin, Berlinin dhe Hagën që të mbështesin bisedimet për anëtarësim.

“Por Shqipëria është ende një problem i madh për disa qeveri. Nuk po duket shumë premtuese”, ka thënë zyrtari.

I perceptuar si një prej vendeve më të korruptuara të Evropës, sipas “Transparency International”, Shqipëria – e cila veçse është anëtare e NATO-s – ka bërë progres të kufizuar në luftimin e pastrimit të parasë, thënë zyrtarë të BE-së dhe SHBA-së, pavarësisht se kanë larguar nga puna gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Katër vende tjera të Ballkanit Perëndimor – Bosnja, Kosova dhe dy të tjerat që kanë më shumë gjasa Serbia dhe Mali i Zi – po ashtu po kërkojnë anëtarësim në BE./ Reuters

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *