• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet, vendin e braktisin edhe njerëz me standard jetese. Flasin ekspertët

Lajme, Të fundit



Statistikat për fenomenin e emigracionit nga Shqipëria janë shqetësuese. Sipas ekspertëve emigrimi i viteve të fundit dallon nga ai viteve 90-të, shkruan Deutsche Welle.

Gjatë vitit 2018, 38.703 shqiptarë lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë. Shifrat bëhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Situata është serioze, thonë ekspertët. Ata kërkojnë nga klasa politike që të ndërhyhet sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili së fundmi po i merr vendit të rinjtë e kualifikuar.

Emigracion elitar

Sociologu Gëzim Tushi thotë për Deutsche Welle-n, se emigracioni i viteve të fundit është krejt i ndryshëm nga ai i viteve ’90, i cili sipas tij kishte karakter politik dhe preku të gjithë shtresat shoqërore. “Tani po përballemi me një emigracion që unë e quaj të vonuar, i cili ndryshon nga ai i viteve ’90. Ndryshon nga përmasat, nga motivimet, nga arsyet, nga shkaqet, nga struktura sociale e atyre që largohen.”

Arsyet e emigrimit të ri

Sipas ekspertit, Gëzim Tushi ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Faktorët e shumtë, arsyeton Tushi, çojnë edhe në një sërë pasojash të rënda për shoqërinë shqiptare. “Emigracioni i fundit po jep pasoja të fuqishme demografike dhe social-ekonomike, siç është boshatisja e vendit, plakja e popullsisë, ulja e numrit të lindjeve, në të cilat emigracioni ka “peshën e luanit”, sepse ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht moshë e re, me aftësi të mëdha prodhuese. Një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese. Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, i thotë Gëzim Tushi DW-së.

“Deformim i statusit”

Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët. Kategoria e të painformuarve. Ata ikin në emigracion pa një objektiv, thotë Gëzim Rushi. “Ekziston edhe një emigracion që bëhet pa kusht, pra është një ikje pa objektiv, pa një busull të qartë, pa një orientim të qartë se çfarë do të bëjnë. Domethënë ikin për të ikur. Mua kjo më shqetëson. Më shqetëson gjithashtu statusi i emigrantëve që ikin nga Shqipëria dhe shkojnë në vendet e Perëndimit. Është e papranueshme që inxhinieri bëhet murator, mësuesja bëhet babysitter, mban të moshuarin etj. Pra ky deformim i statusit, të ikësh nga vendi yt duke qenë këtu dikushi dhe shkon në emigracion për t’u bërë askushi mua më duket e palogjikshme”.

Kriza politike dhe papunësia
Referuar Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2018 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 12.3% dhe krijimi i vendeve të reja të punës u ngadalësua ndjeshëm. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa argumenton se situata ekonomike lidhet drejpërsëdrejti me situatën politike në vend. “Ajo që spikat është se sa herë ka acarime të situatës politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet sërish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qenë në zhvillim dhe politika brenda normalitetit dhe standardeve demokratike, qytetarët janë kthyer dhe janë përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre në Shqipëri.”

Eksperti, Selami Xhepa vëren se nuk ka pasur vetëm largim nga Shqipëria. Sipas tij, fenomeni i riatdhesimit të emigrantëve për shembull, mund të vërehet shumë mirë në vitet 2006-2007 dhe 2008. “Por tashmë fatkeqësisht, ndoshta edhe për shkak të konfliktualitetit politik, për shkak të përkeqësimit të standardeve demokratike, përkeqësimit të fenomenit të korrupsionit, rritjes së barrës së taksave apo ndryshimit të standardit të jetesës së qytetarëve dhe një gjendjeje ekonomike në stanjacion, është rigjallëruar sërish interesi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi dhe kjo dëshmohet jo veç me braktisje. Me të gjithë testimet që u bëhen të rinjve në veçanti, por ndoshta edhe brezit të mesëm, ata kanë filluar që të mendojnë për të ndërtuar një të ardhme jashtë Shqipërisë”, thotë Xhepa për Deutsche Welle-n.

Emigracioni elitar

E reja e këtij emigracioni, dhe shqetësuese për ekspertët është ai që ata e quajnë emigracioni elitar. “Një pjesë e mirë e qytetarëve që po largohen janë përgjithësisht qytetarë që kanë një standard të mirë jetese në Shqipëri. Pra, kanë pasuri, kanë prona dhe kanë ndërtuar një standard të caktuar jetese. Por ata gjejnë nivelin e shërbimeve shumë problematik, sistemin e shëndetësisë dhe të edukimit problematik. Qytetari ndjehet i pa përfaqësuar, qytetari ndjehet pa zë dhe ndjehet i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen politike të vendit”.

Edhe Gëzim Tusha vëren dallime në fenomenin e emigracionit, krahasuar me atë të viteve të para pas diktaturës. “Nëqoftëse emigrantët e viteve ’90 ishin një masë gri nga pikëpamja demografike dhe nga pikëpamja sociale, ky emigracioni i vonuar i këtyre viteve të fundit është pak i zgjedhur. Është elitar”.

Por sipas ekspertit Selami Xhepa, rol në këtë situatë luan edhe tregu i punësimit. “Nga ata 1 milion njerëz që janë larguar, gati 40% e tyre janë me aftësi të dallueshme për punë, janë “skilled labor” dhe largimi i “skilled labor” krijon probleme serioze për tregun e brendshëm për të gjetur profesionistë të aftë për profesione të caktuara. Për më tepër kjo ka krijuar edhe një efekt psikologjik të demoralizimit edhe të atyre që janë këtu, të cilët nuk shikojnë alternativë krijimin e aftësive për punë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës por sërish shikojnë si alternativë ikjen jashtë vendit. Kështu që edhe sfida për të ardhmen mbetet më serioze në kuptimin e produktivitetit, sepse fakti që largohet “skilled labor” do të thotë që çështja e produktivitetit të fuqisë punëtore do të jetë një problem serioz dhe që do të manifestohet në vitet në vazhdim”.

Zgjidhjet

Selami Xhepa zgjidhjen e shikon pikë së pari tek politika. “Klasa politike e vendit duhet të kuptojë që shoqëria po e braktis pak e nga pak dhe meqënëse njerëzit ndjehen pa zë për të ndryshuar këtë gjendje, atëherë kanë parë si alternativë largimin. Ata duhet t’u japin zë qytetarëve, ta pyesin qytetarin, të konsultohen me qytetarin, jo një herë në 4 vjet duke i vjedhur votën”.

Së dyti, Xhepa sheh si zgjidhje që punëdhënësit të ndryshojnë strategji. “Nuk mund të thuhet që ne kemi vende pune, kur vendet e punës paguajnë paga, të cilat nuk i japin mundësi të punësuarit edhe të kalojë pragun e varfërisë. Njerëzit sot presin që të kenë një punë, me të cilën të marrin mbrapsht një pagë e cila t’u mundësojë atyre një standard normal të jetesës. Jo luks, por një standard normal jetese. Sigurisht që nuk mund të presin të njëjtën pagë si në Gjermani por ama standardin, respektin dhe dinjitetin njerëzor në vendin e punës e meritojnë që të gjithë”.

Për sociologun Gëzim Tushi duhet ndërhyrë në të gjithë fushat. “Politika është përgjegjësja kryesore për këtë situatë. Ky vend nuk do të ndryshojë nga kjo status quo, nëqoftëse ata që e drejtojnë këtë vend, pra klasa politike por edhe elita intelektuale padyshim, nuk do të bëjnë lëvizje cilësore në të gjitha fushat. Që do të thotë: në jetën urbane, në jetën private, në arsim, në shëndetësi, në politikë, në ekonomi, në financa, në akademi, në universitete. Vetëm kështu ne mund t’i rrisim kreditet e këtij vendi, vetëm kështu ne mund t’u themi njerëzve që: Po, ky është një vend që po bëhet i jetueshëm dhe jo domosdoshmërisht të gjithë duhet të ikim nga ky vend dhe ta braktisim atë. Sepse jo vetëm që do të ndodhë plakja e popullsisë, por ka parashikime ogurzeza që në vitin 2050 do të mbetemi një milion e gjysmë banorë në Shqipëri. Kjo është një gjë shumë e frikshme”. /DW/



12 Comments

  1. Shqipot jan rrota kari. Mas 30 vitesh i duket vetja si para 30 vitesh. O shqipo o Palle po emigro si duhet merr nje kontrate pune psh si bojaxhi po mos u ngri me shtepi e katandi se e ke Honger lale. Men ke pas e ke po ske llogjike o Shipe Kariiii…

  2. Jashte soros nga shqipria qe shqipria te mos zbrazet. Ne humnere shkofshin rama basha e veliaj e kush po zbaton axhendat e soros. Mallkuar qofshi tradhetar. Shqipria e shqiptareve.

  3. Mos u largoni o shqiptare. Te rezistojme te gjithe bashke. Ata qe duhet te largohen jane soros rama basha veliaj me axhende dekadash perpara per shberjen e shqiprise dhe shpopullimin e saj. Duroni se shqipria eshte e shqiptareve.

    1. e ke fjalen Shqiperia e malokeve dhe fshatareve pa toke? E katundareve qe edhe pas 20 vitesh ne Tirane nuk behen akoma njerez? E bagetive te zbritur nga mali e kodra qe edhe pse u bene milionera me vjedhje, zaptime, mashtrime, abuzime me pushtetin, prape se prape qe ne turi duken se nga vijne, kokeqoshe e kokeshtypur, kokelopa e pordhace qe mbllaciten me goje hap e qe nuk dine akoma te flasin…
      o te hapet dheu i t’i perpije te gjithe me ty bashke se na e shpifet Shqiperine o fare muti!!!

      1. Ty te qifsha fisin o rrac serbi e greku te qifsha Ca’ tema dera me treja ete vjetra o pusht motre o fis qir o legen o ordiner o pleher

  4. O daja ke te drejte por a rriten dot femijet e mi me ata te taulant palles. A mund te durojne pordhet e fshatarit te kamur.

  5. Hahaha “ dikushi ne Shqiperi dhe askushi ne Europe”!!??
    Per cilin dikushi e ke fjalen z. Tushi??
    Ne Shqiperi!!??
    Ktu,n’Shqipni fatkeqsisht,jemi ZERO jo askushi!!
    DIKUSHI n’xhungel(Shqipni)asht vetem Luani Oligarko-politikani,mashtruesi,hajduti,dhe servilo-lakejt e te gjitha llojeve!?
    Diku me Europe mesuesi edhe mund te laje pjata ne nje restorant,ku e asht e keqja!!??
    Ky”DIKUSHI” na ka cnjerezu komplet.
    Per t’u duke DIKUSHI ,Ne nuk leme gja pa ba’:Mashtrojme , vjedhim, dhunojme, tjetersojme vrasim e plagosim dhe te gjitha te zezat qe vetem shqiptaret i dijne mire,fale kompleksit te inferioritetit qe ekziston ne mendjet tona te zeza.
    Ai qe pastron pjata n’Europe,te pakten ndergjegjen e ka qete,nuk i serviloset askujt.Punon me mundin e djersen e tij,mban familjen pa ia shtri doren askujt.
    Te rinjte duhet te largohen nga ajo toke e mallkuar!!!Aty te qendrojne vetem politikanet me sherbetoret e tyre!
    PER POPULLIN NUK KA VEND NE SHQIPERI!!!

  6. PO KUR NJE ME STANDARTE JETESE KOMANDOHET NGA NJE KRIMINEL , ÇA DO BEJ ????
    PO KUR NJE ME STANDARTE JETESE MBROHET NGA NJE POLIC QE ESHTE ME KRIMINEL SE KRIMINELI , ÇA DO BEJ ????
    PO KUR NJE ME STANDARTE JETESE NGADO QE KTHEN KOKEN SHEH INJORANT DHE KRIMINELA QE DREJTOJNE KETE VEND , ÇA DO BEJ ????

    VETEM REVOLUCIONI I BENE DERMAN KETIJ VENDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *