• |
ide | kryesore

“Spiegel” për hapjen e negociatave me Shqipërinë: Mafiozëve nuk do t’i jepet një dorë

Lajme, Të fundit

Gazeta politike gjermane, “Spiegel” raporton mbi sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, ku përmend kryeministrin Rama  dhe ministrin  Lleshaj duke dhënë edhe linqet e të përditshmes “Bild”, e cila publikoi bisedat e përgjuara që tregonin lidhjen e funksionarëve të lartë socialistë me elementë mafiozë.

Mafia e drogës dhe partia në pushtet e Ramës po bashkëpunojnë. Që nga viti 2017 janë në dispozicion dokumentet e plota të prokurorisë shqiptare, rezultatet e hetimit nuk janë publikuar, procedurat duket se kanë përfunduar.

Kryeredaktori i gazetës është pyetur se çfarë vlerësimi ka për situatën në Shqipëri, ndërkohë që ai është përgjigjur se, mafia nuk heton veten, ‘qeveria Rama është mafia’. Nëse e gjithë kjo provohet të jetë e vërtetë, BE-ja nuk mund të flasë më me qeverinë Rama, në rast se është në të vërtetë një qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore.

“Që nga marrja e qeverisë nga Rama në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rreth një vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar”, shkruan ndër të tjera gazeta gjermane.

Ajo shprehet se të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në mënyrë demokratike, drejtuar nga kryetari Lulzim Basha.

“Qeveria e mafias” tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës”. Kryetarët e bashkive të qyteteve shqiptare kanë informuar qeverinë se do t’i binden dekretit të presidentit për mos zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Qershor.

Pra, koha ka ardhur me siguri për Europën, nga njëra anë, për të marrë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përkushtimit shumë të qartë të mafias, nuk do të hapen negociata për anëtarësim . Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozëve nuk do t’u jepet një dorë. Negociatat në këto kushte me Kryeministër  Ramën, duhet të jenë tërësisht jashtë diskutimit” shkruan gazeta gjermane.

14 Comments

  1. rama ju kam then qe moti ju antarson ne qenefin negjmije ku u lind e ngjiz,mundesia numer dy esht wenefi i stalin tek putin ku ka studju e shkollu babai monstres edvin monstra kristaq,dhe mundesia e tret ne qenefin e erdogan.

  2. Perballeni kete monster, se do infektoje te gjithe rajonin. Sa per Shqiperine, ajo merr fund nese ketij i jepet nje dore nga perendimi. Do behet prap fanari ndricues i Europes, kete radhe ne krim dhe korrupsion, pavaresisht se kush do e marre pushtetin, pasi ky te lodhet nga mbeshtetja juaj.
    Ju lutem, bejeni shembull!

  3. Edi Rama është pikërisht ashtu siç pershkruhet ne artikull. Por, nqs thote qe iliri dhe Basha jane institucione demokratike atehere ktu me vjen per te vjelle. Ky artikull është haptaz i blere. Nga kush është blere?
    Nga e njejta dore qe nder vite ka punuar heshturazi dhe ne menyre te njetrajtshme kunder shqiperise e shqiptarëve. Dora sllave, e futur nga esat pashe toptani, qe tentuannpoashtu dhe me Zogun por qe Zogu i perdori dhe i shtypi. Ky krah sllavo/serb/Rus u ringjall me komunizmin e nepermjet tyre arriten futen enverin. Nga enveri kaloi ne krye Berishović alias Bisturia. Ky krah është aktivizuar furishem me nje lobbying aq te eger qe sishte pare kurre qe nga paslufta qe solli dhe coptimin.
    Ne nuk jemi qendra e gjeopolitikes boterore (axis mundi) por, nje hakerrim kaq i eger ndaj nesh ska asnje shpjegim.
    Uroj e lus zotin qe te na rrije ne krah se kemi vuajtur per me se 1000 vjet. Qe nga Turq, Serb, greke e shqiptare tradhetare.
    Rrofte shqiperia!

  4. Nga shteti gangster i 97′-es, u beme shteti mafioz i 2019-es. Der spiegel eshte gazeta me serioze ne gjermani dhe per me teper paska fol vete kryeredaktori.
    Epo dialekti shijakas u be nderkombetar, si ai i Medelinit. Urime shijakas!

  5. Tani vane pak si shume. Gazeta angleze, italiane, gjermane, franceze, amerikane e kushedi sa kazane te tjera gazeta me te vogla qe kane botuar apo qe do botojme shkrime te tilla. Pa diskutim qe keto gazeta, duke mos qene aspak profesionale dhe duke ndjekur shembullin e shtypit shqiptar qe shitet tek Berisha, jane shitur dhe publikojne artikuj te pavertete te sponsorizuar nga Berisha me shoke. Pse keto gazeta nuk marrin shembullin e Juncker apo te Mogherini qe me seriozitetin qe i karakterizon, i kane dale ne krah KM tone? Me siguri sepse jane re shitur tek opozita qe i paguan me eurot e vjedhura nga koncesionet e shumta. Prandaj, KM yne duhet te dale e t’i tregoje botes se kush eshte opozita shqiptare, si i blen ajo gazetat dhe gazetaret e ndryshem dhe se si e perbaltin kazanet dhe kadrinjte e mbare botes nderkohe qe ai eshte i paster si qelibar.

  6. Edvini ne baze te parimit te atit te tij(jo Kristaqit se ate e rrihte 3 here ne dite)shpirteror,e ka vendosur te jete,Fanar ndriçues,per antivlera Shqiperine!Ketij Zullupi krejt mediat nderkombetare ja kane me te futur !Pa ndihmen dhe mbeshtetjen absolute te rilindjes kjo nuk do behej e mundur!Vafshi ne djall rilindas.

  7. Une e disha qe jeni palaco, po jo deri ne ket far fejet.
    Per ata qe dine gjermanisht mund te kerkojne spiegel online ketu:
    xxxs://www.spiegel.de/suche/?suchbegriff=albanien

    Artikulli i vetem qe flet per situaten e tanishme ne AL eshte ky ketu:
    xxxs: // www . spiegel.de/politik/ausland/albanien-praesident-ilir-meta-sagt-wahlen-ab-ministerpraesident-edi-rama-lehnt-ab-a-1271642.html

    Artikulli eshte neutral bile paksa pozitiv kundrejt Rames. Artikujt e tjere te listuar nga kerkimi i mesiperm, jane te gjithe pro Rames dhe se pse EU duhet te filloje negociatat me Shqiperine.

    Media kazan!

  8. Nje gje qe e kapercejne me veshtiresi ne perendim, eshte burgosja e opozites, sidomos kur behet fjale per demokraci hibride si Shqiperia. Edhe nese ka akoma mbeshtetje rama, besoj qe do ta humbe kur te burgoset basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu