• |
ide | kryesore

Totti përgatit lamtumirën nga Roma: të hënën në konferencë del e vërteta…

Sport

Mes Francesco Totti dhe Roma thyerja është e pariparueshme. Debatet e nisura në mënyrë të pakuptimtë, me lamtumirën e Daniele De Rossi dhe konspiracionit të përfolur për një dëshirë të dhomave të zhveshjes, kapitenit përfshirë, për të hequr qafe Totti nga ambjenti verdhekuq, kanë përfunduar me një njoftim lamtumire dhe paralajmërimin për një konferencë për shtyp të hënën ku do të thuhet e vërteta.

Ish-kapiteni verdhekuq, që sipas të përditshmes Corriere dello Sport “nuk mund ta shtyjë më”, nuk do të jetë i pranishëm as në grumbullimin e skuadrës, por as në periudhën përgatitore në Pinzolo dhe madje ka hequr dorë nga mbledhja me Ceo Guido Fienga, me të cilin ka folur vetëm në telefon. Totti, sipas rindërtimit të Corriere dello Sport, ndihet i vetmuar dhe i padëgjuar dhe largimi i drejtorit sportiv Federico Massara i ka dhënë goditjen finale.

Të hënën në orën 14 në Coni do të thotë të gjithë të vërtetën. E fjalët e Francesco Totti do të jenë të hidhura: lamtumira nga Roma është pranë. Ish-kapiteni verdhekuq është shumë i zhgënjyer, në rolin e drejtuesit, në vendimet e rëndësishme të marra nga shoqëria, opinioni i tij nuk është marrë në konsideratë: nga lamtumira e De Rossi, tek divorci me Massara, deri në zgjedhjen e trajnerit të ri.

Në pritje që Totti të thotë versionin e tij, zërat që dalin nga Trigoria tregojnë për një raport me drejtuesit që tashmë ka mbërritur në fund. E vështirë të thuhet nëse do të mund të rishihet dhe në çfarë termash: mbetet fakti që për Romën do të jetë një goditje, të mbetet pa dy figura si Totti dhe De Rossi në të njëjtën kohë. Ajo që është e sigurtë është se nuk do të jetë një verë e thjeshtë për presidentin Pallotta dhe trajnerin e ri Fonseca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu