• |
ide | kryesore

Blindohet gjykata në Elbasan, çfarë çështjesh po gjykohen

Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po jepen rreth 20 masa sigurie për të arrestuarit gjatë operacioneve “Tranzit”,”Krasta” “Ama” si dhe për të arrestuarit pas protestës antiqeveritare të zhvilluar në mesjavë në Librazhd.

Fillimisht kanë filluar seancat për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Krasta” si dhe për gazetarët e arrestuar nga përgjimet. Seancat të gjitha po zhvillohen me dyer të mbyllura. Pēr të arrestuarit gjatë operacionit “Krasta ” masa e sigurisë do të jepet nga gjyqtarja Idush Maliqi dhe ajo e AMA-s, Matilda Fetahu. Ndërsa për çështjen “Ama”, gjyqtare është Matilda Fetahu dhe Prokuror Ritvan Sukaj.

Për shkak të intensitetit të punës dhe krijimin e kushteve normale, perimetri i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit është vendosur nën masa të të rrepta sigurie, ndërkohë që pas nisjes së seancave, avokatët kanë kërkuar nga një orë e gjysmë kohë për të shqyrtuar materialet që u janë vēnë në dispozicion.

Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Krasta” u arrestua Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Ai u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema. Ndërkohë para godinës së Gjykatës së Elbasanit ka patur prani të madhe personash ku shumica janë të afërm të arrestuarve, pjesmarrës në protestën kundër kryeministrit në Librazhd.Mes tyre janë edhe ish deputetë e ish ministra të PD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *