• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Messi zhgënjyes përsëri me Agjentinën: 2-0 imponohet Kolumbia

F1, Sport



Roger Martinez ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për të ndihmuar Kolumbinë të mposhtë 2-0 Argjentinën në një sfidë emocionuese për Grupin B në Kupën e Amerikës. Pikërisht kur dukej se Kolumbia mund të thyhej nga një Argjentinë që dukej e rrezikshme, zëvendësuesi Martinez kontrolloi një topi në të majtë, në minutën e 71, përpara se të futej në zonë dhe ta përplaste me forcë në rrjetë në këndin më të largët. Një tjetër zëvendësues, Duvan Zapata, e bëri të sigurtë që Kolumbia të regjistronte fitoren e parë përballë Argjentinës që nga 2007, duke finalizuar nga pranë krosimin e Jefferson Lerma 15 minuta më vonë.

“E dinim se kishim kohë që nuk e mundnim Argjentinën dhe ishim të etur,” tha Zapata pas ndeshjes. “Do ta shijojmë këtë, sepse është një rezultat i madh, por turneu vazhdon dhe ka shumë ndeshje të vështira.”

Tifozeritë i dhanë jetë një atmosfere entuziaste në Arena Fonte Nova, duke ndryshuar pamjen e turneut pas më shumë se 40,000 vendeve bosh në Peru-Venezuela.

Kolumbia ishte e rrezikshme në fillim, por Argjentina u duk një tjetër bishë kur Rodrigo de Paul zëvendësoi Ángel Di María menjëherë pas pushimit dhe kapiteni Lionel Messi gjeti hapësirë për të shkaktuar trazira. Messi shpenzoi rastin më të mirë kur nga fare afër e dërgoi topin jashtë, por ishte i aftë të shkaktonte një zënkë të fortë kur inkursioni i tij u ndërpre nga ndërhyrja e ashpër e Juan Cuadrado.

Goli për skuadrën e Lionel Scaloni dukej cështje kohe, por James Rodriguez abashkaloi mbrojtjen me një pasim fasntastik për Martinez, që kishte zëvendësuar Luis Muriel të dëmtuar. Goli i Martinez tronditi keq Argjentinën dhe pavarësisht disa tentativave, bardhekaltrit krijuan idenë se nuk do të shënonin më.

“Ishim mirë në 20 minutat e para, pastaj patëm një fund të keq të pjesës së dytë” tha Scaloni. “Humbëm topin shumë por ishim superior ndaj Kolumbisë. Kur nxorrëm më të mirë na shënuan me kundërsulm.”

Argjentina, që e ka fituar të të fundit nga 14 titujt në Amerikën e Jugut në 1993, përballet tashmë me Paraguay në ndeshjen e dytë të Grupit B në Belo Horizonte të mërkurën. Kolumbia, kampionë të Kupës së Amérikës vetëm në 2001, luajnë tashmë me Katar në Sao Paulo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *