• |
ide | kryesore

Lazio ‘pret’ Arsenal e West Ham: Strakosha “blerja” e parë

Sport



Numri 1 i qartësive është, ndoshta, numri 1 i blerjeve. Lazio në merkato i ka idetë e qarta, duke filluar nga portieri. Vazhdojnë në fakt të vijnë oferta nga Premier League për Thomas Strakosha, por bardhekaltrit nuk kanë qëllim ta shesin. Portieri i përfaqësueses shqiptare i pëlqen shumë Arsenal e West Ham, por do të mbetet në Romë, pavarësisht nga ofertat që mund të mbërrijnë.

Drejtori sportiv Igli Tare ka besuar gjithnjë shumë tek ai, edhe kur sapo kishte mbërritur në Itali dhe e kishte të vështirë të luante me vazhdimësi në skuadrat e moshave bardhekaltër, ndoshta edhe për faktin se duke qenë mik i vjetër me babain e Strakoshës, e kishte ndjekur që herët rritjen e tij profesionale.

Për këtë në shoqëri besojnë shumë tek Thomas, të bindur se mund të rritet akoma më shumë. Do të ketë shitje (me shumë mundësi Caicedo e Milinkovic, ndoshta Luis Alberto), por mes tyre nuk do të jetë Strakosha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *