• |
ide | kryesore

MotoGP / Marquez i dhurohet fitorja: Lorenzo bën “strike” me rivalët

Sport



E jashtëzakonshme në Barcelonë. Spektakli i një gare që mund të ishte e luftuar u fshi pas pak xhirosh, kur Jorge Lorenzo i prishi ditën të gjithë kandidateve për fitoren në Cmimin e Madh të Katalonjës. Dhurata që nuk e pret, mund të konsiderohet për Marquez. Pas debateve brenda dhe jashtë pistës, Marquez e ka parë triumfin ti mundësohet pikërisht nga shoku i skuadrës. Gjithcka është vendosur pas dy xhirove të para, kur Lorenzo hyri me shumë shpejtësi në kthesën 10, duke u rrëzuar, por duke marrë me vete të gjithë pilotët kandidatë për fitore: në fillim Dovizioso, pastaj Vinales, e më pas Rossi..



Kaq mjaftoi, sepse për numrin 93, në këtë pikë, ishte një lojë fëmijësh fitorja. Ritmi i garës ishte i mirë që në fillim, pa rivalë fitorja u bë vetëm një formalitet. Triumfi i Marquez përfaqëson një goditje të rëndë për Botërorin: kampioni në fuqi shkon në + 37 ndaj Dovizioso, që mbetet i pari i ndjekësve. Shumë larg Rossi – 68.

Për garën, spektakli është i gjithi pas shpinës së Marc, me Quartararo që në finale mori më të mirën ndaj Petrucci për vendin e dytë. Podiumi i tretë radhazi për italianin e Ducati, por mbi të gjitha i pari në karrierë në MotoGP për francezin e Yamaha, që ka kompletuar një fundjavce për kornizë. Mbeti jashtë luftës Alex Rins, që përfundoi jashtë piste në një duel me Petrucci e që në fund u detyruar të kënaqet me vendin e katërt. Piloti i Suzuki mbetet megjithatë i treti në klasifikim, 39 pika larg kreut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *